Latest News
Ëndërruar për dimrin
Dimrit, ne do të shkojmë në një vagon të vogël rozë. Me jastekë blu.
Perkthyer nga Urim Nerguti
Dimrit, ne do të shkojmë në një vagon të vogël rozë
Me jastekë blu.
Do të ndihemi mirë. Një fole puthjesh të marra prehet
Në çdo qoshe të butë.
Ti do të mbyllësh syrin, për të mos parë aspak, nga dritarja,
Të ngërdheshen hijet e mbrëmjes,
Këto përbindësha zemërakë, tufë
Demonësh dhe ujqërish të zinj.
Pastaj ti do ta ndjesh faqen të gërricur...
Një puthje e vogël, si një merimangë e çmendur,
Do të të vrapojë nëpër qafë...
Dhe ti do të më thuash : « Kërko ! » duke përkulur kokën,
- Dhe ne do të marrim kohë për ta gjetur këtë kafshë
- Që udhëton shumë…
Arthur Rimbaud (1854-1891)
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment