Home | Literature | Vdekjes

Vdekjes

image
Vdekja nuk më tremb, veçse
ëndrrat m’i fashit njëherë e përgjithmonë.

 
 


Bujar Plloshtani
 
 
 




Këtu perëndon gjithçka,
dielli, hëna, yjet, madje
edhe bindjet edhe mendimet.

Mbyllesh sikurse fruti i lajthisë, arrës
dhe harron për një çast botën, njerëzit.

Sheh veprën, 
mendimin tënd të dikurshëm.

Duket e frikshme, gati e pabesë,
por domosdoshmëria e saj 
                        të kthen drejt të vërtetës.

Vdekjes,
unë s’i kundërshtoj,
por as i bindem.

Lirinë dhe drejtësinë brenda meje, 
përherë unë e kam kërkuar. 

Vdekja nuk më tremb, veçse
ëndrrat m’i fashit njëherë e përgjithmonë.






Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00