Latest News
Largësi
Jo, ti nuk je zbardhur mikja ime e vjetër Por amalgami i çmendur i pasqyrave... Pellgjet janë më të ndershëm Sepse të bëjnë narçiz.
Nga Frederik Rreshpja
Atje larg te ishujt e kaltër
pashë portretin tënd në horizont.
Ç'bën atje larg dhe përse u bëre re?
Unë do të mbetem në këtë tokë që quhet Shqipëri.
Atë ditë Ti zbrit dhe sillmë një trëndafil prej shiu.
Mike e vjetër
Jo, ti nuk je zbardhur mikja ime e vjetër
Por amalgami i çmendur i pasqyrave
Të ka mbuluar në dimër.
Ik nga pasqyrat,
Pellgjet janë më të ndershëm
Sepse të bëjnë narçiz.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment