Home | Literature | Intervistë me Z. Aleko Ballauri

Intervistë me Z. Aleko Ballauri

image
A.BALLAURI: Edgar Allan Poe, Pushkini dhe Gollsuorthi.Nga përkthyesit mbi të gjithë ve Fan Nolin.Më bëjnë përshtypje përkthimet e poezisë botërore nga rusi Fjodor Tjutçev.
 


 
 
 
 
 
 
 
Nga Drita Klosi, Klosi News


 
 
 
 
 
 
 
 
Klosi News: Ju njiheni si përkthyes Poezish , pse pikërisht ato?


A.BALLAURI: Unë kam përkthyer edhe prozë nga Henri Xhejmsi,Dostojefski, apo Tomas Hardi, po pjesa më e madhe e përkthimeve është nga poezia.Më ka tërhequr shumë poezia, që në vitet e gjimnazit dhe mendoj që përkthimi i poezisë është më tepër rikrijim se sa përkthimi i prozës.Shpesh më duket që duke përkthyer poezi krijoj vetë.


Klosi News: A besoni se ekziston një marrëdhenie mes Përkthyesit dhe Autorit?


A.BALLAURI : Patjetër që ekziston, sidomos në përkthimin e poezisë.Kam përkthyer poemat dhe poezitë e Edgar Allan Poe-s.Për shumë vite kam jetuar me poetin.Orvatesha të futesha në mendimet dhe ndjenjat e tij.


Klosi News: A keni hasur vështirësi gjatë përkthimit, po në përshtatjen e titujve në shqip?


A.BALLAURI : Po kam hasur, mbi të gjitha në dhënien e artit të poetit.Gjithmonë kam menduar se duhet dhënë patjetër arti, duke ruajtur rimat dhe ritmet.Kjo përbën vështirësi të madhe. Me titujt në përgjithësi nuk kam patur problem.


Klosi News: A mendoni se ka diferencë midis përkthimit të letërsisë artistike me atë filozofike, pse?


A.BALLAURI: Mendoj që mes tyre ka ndryshim dhe ngjashmëri.Veprat e njohura filozofike, janë shkruar me nivel të lartë artistik, me gjuhë poetike.Si në letërsinë artistike duhet dhënë arti i tyre.Nga ana tjetër përçimi i motiveve filozofikë është më i vështirë.Gjithsesi mendoj që përkthimi i poezive botërore është pjesa më e vështirë në fushën e përkthimeve.


Klosi News: Cili është mendimi juaj për përkthimin e përkthimit, a ka humbje/rrjedhje teksti?


A.BALLAURI: Përkthimi, sidomos i poezisë duhet bërë nga origjinali.Nëse bëhet nga një gjuhë e dytë mund të ketë shmangje të papranueshme, po ky nuk është kusht kryesor.Rubairat, Fan Noli i ka përkthyer nga anglishtja,po qëndrojnë më lart se ato që ka bërë ndonjë tjetër nga origjinali.Mbi gjithçka është talenti i përkthyesit.


Klosi News: Cilët janë autorët tuaj më të dashur, po ndonjë përkthyes?


A.BALLAURI: Edgar Allan Poe, Pushkini dhe Gollsuorthi.Nga përkthyesit mbi të gjithë ve Fan Nolin.Më bëjnë përshtypje përkthimet e poezisë botërore nga rusi Fjodor Tjutçev.


Klosi News: Z. Ballauri, si mendoni a ka ardhur koha për ripërkthimin e kryeveprave edhe tek ne?


A.BALLAURI: Mendoj që ripërkthimi i kryeveprave duhet bërë gjithmonë.Askush nuk mund të thotë se ka bërë përkthim të përkryer.Variante të ndryshëm përkthimi plotësojnë njëri-tjetrin.


Klosi News: Dhe së fundi, çfarë do të dëshironit t'ju përcillnit lexuesve dhe dashamirësve tuaj?



A.BALLAURI: Kjo e fundit më ngacmon shumë.Letërsia po vlerësohet pak.Duhet punuar shumë për njohjen dhe përhapjen e saj. Mendoj që media nuk po luan rolin e vet.Shpenzohet shumë kohë për ngjarje të rëndomta dhe njerëz pa identitet, që mediat orvaten ti bëjnë VIP-a me zor.Nuk i lihet vendi i duhur artit, letërsisë dhe librave.Dihet që letërsia është shtylla më e spikatur e një kombi.


Klosi News: Ju falemnderit



Korçë, Shkurt 2012 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00