Home | Literature | Endacakja është në breg të detit

Endacakja është në breg të detit

image
Ejani tek unë, ju të gjithë Endacakë, lundrues, bija portesh dhe anijesh
asnjëherë të ankoruara. A nuk doni ju të jeni endacakë, ju të gjithë, Ilirë, 
njerëz të Veronës dhe Venedikas ?





 
Përkthyer nga Urim Nerguti
 
 
 
 



Nëse shtëpitë këndej janë të blerta, ende mund të hyj.
Nëse urat këtu janë të paprekura, eci mbi to me hap të vendosur.
Nëse dhimbja e dashurisë është e humbur përgjithmonë, e humbas këtu me dëshirë.

Nëse nuk jam unë, është dikush tjetër që vlen po aq.

Nëse një fjalë këtu prek kufinjtë e mi, e lë të prekë.
Nëse Endacakja është ende në breg të detit, përsëri besoj tek detrat.
Dhe nëse besoj tek deti, atëherë kam shpresë në tokën.

Nëse jam unë, atëherë është çdokush, që është po aq sa unë.
Për mua, nuk dua më asgjë. Dua të prek fundin. 

Në fund, domethënë në det, do të gjej përsëri Endacaken.
Duke pasë prekur fundin, zgjohem qetësisht.
E ringjallur, e njoh tani fundin dhe asgjë më nuk më humbet.
Ejani tek unë, ju të gjithë Endacakë, lundrues, bija portesh dhe anijesh
asnjëherë të ankoruara. A nuk doni ju të jeni endacakë, ju të gjithë, Ilirë, 
njerëz të Veronës dhe Venedikas ? Luani këto komedi që të bëjnë të qeshësh

Dhe që janë për të qarë. Dhe mashtrohuni ju njëqind herë,
siç jam mashtruar unë dhe unë nuk i kam kapërcyer kurrë sfidat,
e megjithatë po, i kam kapërcyer, njëherë apo tjetër.

Njëlloj siç i kapërceu Endacakja, dhe një ditë të bukur

nga lart i shkrepi të shkojë në det, dhe tani gjendet në breg.

Kufiri im prek ende në kufinjtë e një fjale dhe të një vendi tjetër,
kufiri im prek, le të jetë sadopak, gjithnjë e më shumë në kufinj të tjerë,

Endacak, bredharak, që nuk ka asgjë, nuk ruan asgjë,
që ka për dhuratë të vetme, që nga deti, deti të kundërshtuar,
të shohë 
vendin e zgjedhjes sime.



(Ingeborg Bachmann) 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00