Latest News
Ndjesë
Del e më pret në një shkallë të natës. Del e më pret nën një shelg lotues.
Frederik Rreshpja
Më mbeti pa vizatuar ajo fjalë
Ndoshta shkallët e kësaj nate, deri te hëna
Do t'i ngjisnim dore per dore
Tani te hëna shkoj i vetëm
Askush s'do të na shohi më dorëpërdore!
Dhe vetëm për një fjalë të pathënë...
Vdekja e një lisi
Frederik Rreshpja
Ecën një lis i vdekur në pyll,
kryqëzuar krahët si një patriark,
krahët që s'kanë për të lulëzuar më.
Kështu vajtonin zogjtë për një lis të prerë.
Kur të vdes, të më përcjellin zogjtë si ndër balada,
pikëllim qiejsh, shi bilbilash!
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment