Latest News
* * *
Nji derë gjysëm e hapun… …nji vend bosh n'sofër… E zani em N'përplasje t'vdesë Braktis zanoret Nëpër telat e çakordum t' mjerimit, si e si mos ta shprehë dëshirën e fundit.
Dritan Mesuli
Si dielli i nji stinë t'pakohë
Jam struk
Në guvën bosh
T'metamorfozës.
S'kam dashtë kurrë, thua,
Ta kaloj lumin e përdalun të urrejtjes,
a urrejtja asht' e fshehta
që ka shilu t'nesërmen teme???
Ty s'të kujtohem ma,
ditë përditë,n'mëngjes herët,
ia mbush ma keq Krishtit,
plagët me kripë.
Dikur besova se të kisha kriju si duhet,
por ti e shkule kryqin prej ballit tem
e, mbane me jehu -
pa ditun se kështu
isha tu vdek' ma sigurtë.
E tash - qe ku m'ke,
tu mohu dridhshmërinë e zemres
tek rreh n'durtë e guximit tem t'shitum,
e tu shkel ninullën kuqezezë t'gjakut,
sy me sy me ty!!!
N'për dhamë dramcat e çmendjes teme
Po kalben,
si për t' m'than
se ti je - ma keq se pjella e pafajsisë t'pabazueme,
e t'pafytyrë!!!
S'po mundem me vdek'
Se mëshira ka sytë e mi t'papërlyem
E t'sheh hala
Si herën ma t'pafajshme!!!
M'thuj,
si t'ia baj
t'ia nxjerr sytë kësaj bolle t'dëshprume
që zvarret tash sa kohë ,
me shpirt n'për dhamë???
…KUR MË KUJTOHESH…
N' xhepin ma t'thellë t' harresës
Më ke flak'!!!
Nji derë gjysëm e hapun…
…nji vend bosh n'sofër…
E zani em
N'përplasje t'vdesë
Braktis zanoret
Nëpër telat e çakordum t' mjerimit,
si e si mos ta shprehë dëshirën e fundit.
Nuk pres t'vish sidoqoftë!!!
Janë të mjera përkëdheljet e mëshirës!!!
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment