Latest News
Moment !
Te kroi ku flenë stinët, vallëzon mermeri i Legjendave.
Qielli absurd, ëndrra ime se do të fluturoja
një ditë!
Qëllon që nganjëherë bëhet Mars
Por vetmia është e dimërt.
Sytë e tu më vështrojnë përtej horizontit të
borës.
Te kroi ku flenë stinët, vallëzon mermeri i
Legjendave.
Ti sonte do të bëhesh gur.
Nuk ke për të dashuruar më!
Qielli absurd, lodra e fëmijëve të ajrit!
Pra unë kam kujtuar se do të fluturoja një
ditë...
(Frederik Rreshpja)
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment