Latest News
* * *
- Jam një ish skllav, thotë ai. Jam një njeri i ringjallur. Dikur, në një jetë të mëparshme, kam qenë një Çifut që ka jetuar në kohën e Çezarëve. Del duke përplasur derën. Shikoj rrugën nga dritarja. Duhet të jetë mesnatë.
Përkthyer nga Urim Nerguti
...
Kam fjetur pak. Pashë ëndërr që isha në një qytet në provincë, atje në Kuba, dhe që në tërë këtë qytet nuk kishte këmbë njeriu. Dyert dhe dritaret ishin të hapura krahë e më krahë dhe brenda shiheshin shtretër hekuri të mbuluar me çarçafë të pastër dhe të butë. Rrugët ishin të gjata dhe të heshtura ; të gjitha shtëpitë ishin prej druri. E përshkoja këtë qytet, plot angushti, duke kërkuar dikë që të më flasë. Por nuk kishte njeri. Vetëm shtëpi të hapura, shtretër të bardhë dhe një heshtje e plotë. Asnjë gjurmë jete.
Jam zgjuar i mbytur në djersë. Në shtratin fqinj, i çmenduri që gërrhiste si një sharrë sapo u zgjua dhe vesh një palë pantallona.
- Po shkoj në punë, më thotë ai. Punoj tërë natën në një piceri ku më paguajnë gjashtë pesos. Veç kësaj më japin pica dhe Coca-Cola.
Ai vesh një këmishë dhe mbathet.
- Jam një ish skllav, thotë ai. Jam një njeri i ringjallur. Dikur, në një jetë të mëparshme, kam qenë një Çifut që ka jetuar në kohën e Çezarëve.
Del duke përplasur derën. Shikoj rrugën nga dritarja. Duhet të jetë mesnatë. Ngrihem nga shtrati dhe shkoj në sallon për të marrë pak ajër të freskët. Duke kaluar përpara dhomës së Arsenios, rojes së strehës, dëgjoj zhurmën e dy trupave duke u përleshur, pastaj një shuplakë. Eci në udhën time dhe ulem në një kolltuk të rënë që qelbet era djersë. Ndez një cigare dhe përmbys kokën prapa ; ende i tmerruar, kujtohem për ëndrrën që kam parë. Ato shtretër të bardhë për së mbari, ato shtëpi të vetmuara të hapura tejpërtej dhe unë, qenia e vetme e gjallë në tërë qytetin. Në këtë çast shoh dikë të dalë si penguar nga dhoma e Arsenios. Është Hilda, plaka e rrudhosur. Lakuriq. Arsenio e ndjek pas, lakuriq dhe ai. Nuk më kanë parë.
- Eja, i thotë ai Hildës me një zë pijaneci.
- Jo, përgjigjet ajo. Më dhemb.
- Eja, do të të jap një cigare, përsërit Arsenio.
- Jo. Më dhemb !
Thith cigaren time dhe Arsenio më dallon në gjysmëhije.
- Kush është aty ?
- Unë.
- Kush, unë ?
- I riu.
Ai murmuron diçka, i pakënaqur, dhe kthehet në dhomën e vet. Hilda më afrohet. Një rreze drite e ardhur nga një shtyllë elektrike ndriçon trupin e saj lakuriq. Një trup i flashkët dhe plot brazda të thella.
- A ke një cigare ? pyet ajo me një zë të butë.
Ia jap një.
- Nuk më pëlqen ta bëj nga prapa, thotë ajo. Ndërsa ai, djalli vetë ! ajo tregon dhomën e Arsenios – ai do vetëm kështu.
Ajo ikën.
Mbështes përsëri kokën në shpinën e kolltukut. Mendoj për Coleridge, autorin e Kubla Khan ; magjia e Revolucionit francez ka shkaktuar rrënimin dhe shterpësinë e tij si poet. Por, pas pak, filli i mendimeve të mia këputet. Boarding home dridhet nën një ulëritje të gjatë e të tmerrshme. Louie Amerikani ia beh në sallon, me fytyrën të çakërdisur nga tërbimi.
...
(GUILLERMO ROSALES)
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment