Home | Literature | * * *

* * *

image
Barra e trëndafilave bie pa zhurmë nga muret,
shtroja lë të shihet fundi dhe gërmadha.
Nga llampa thyhet zemra e dritës.
 
 

 
 
 
Përkthyer nga Urim Nerguti
 
 
 
 
 
 

Hotel i Paqes

 
Barra e trëndafilave bie pa zhurmë nga muret,
shtroja lë të shihet fundi dhe gërmadha.
Nga llampa thyhet zemra e dritës.
Errësirë. Zhurmë hapash.
Llozi i ka mbyllur derën vdekjes.
 


Paris

 
Mbi rrotën e natës, të gërshetuar
flenë të humburit
në koridoret e zhurmshme poshtë ;
por ku jemi ne është drita.

Ne i kemi krahët plot me lule
mimozash të aq e aq viteve ;
ari bie nga ura në urë
pa një frymë në lumë.

E ftohtë është drita, ende më i ftohtë
guri përpara hajatit,
dhe pellgjet e shatërvaneve 
janë tashmë gjysmë të thara.

E ç’do të ndodhë nëse, të kapur nga malli
deri në flokët që ikin,
ne të rrimë këtu dhe të pyesim : ç’do të ndodhë
nëse e kalojmë provën e bukurisë ?

Mbi karrocat e lavdishme të dritës,
Edhe të zgjuar, ne jemi të humbur,
mbi fushat e gjenive atje lart ;
por aty ku nuk jemi është nata.
 

 


(Ingeborg Bachmann)

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00