Home | Literature | Shtegtimeve të dikurshme

Shtegtimeve të dikurshme

image
Shtegtimet kanë rënë në humbëtirë,
edhe përmbi atë qiell të lavdëruar,
                               e mbi atë tokë të shkretuar.

 
 
 
 
 
Bujar Plloshtani
 
 
 
 
 
 
 
Qiriri digjet si ylli polar,
ndjenjën nuk di t’ma lexojë.
 
E shterrur nga mërzitë,
asnjë sylarushe s’vezullon më.
 
Asnjë shtegtim s’përjeton më,
ku hëna ahere zhvishej lakuriq.
 
Ndjenja ku është fshehur? 
Shfaqu, paçka se nuk ke të njëjtin vezullim!
 
Shtegtimet kanë rënë në humbëtirë,
edhe përmbi atë qiell të lavdëruar,
                               e mbi atë tokë të shkretuar.
 
Ku është ajo vajzë leshverdhë,
që shpirtin ma vidhte përherë?
 
Ç’i ka ndodhur shpirtit tim,
që kaq i gjorë po rri?!
 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00