Home | Literature | Përqafimi i Diellit

Përqafimi i Diellit

image
Ndërsa unë jam këtu në varrin, më të thellin”.
Të tjerë ngjitin malin të përqafojnë ‘diellin’!



 

 


Nga Piro Kuqi

 

 

 


O njerëz, jam i gjallë, çfar’ bëni ju kështu,

përse këtu më sollët të më varrosni, ju?

Çak, çuk bien kazmat, po bien pa pushim

dhe zhurmë e egër e kazmave e mbyti pa pushim,

dhe ja tek u hap varri, u hap goxha i thellë,

aty do futem unë ku s’ka as hënë, as diell,

e ngrejnë arkivolin me trupin tim të gjallë,

mëfortbërtitaunë, s’dëgjuam njerëzit vallë?

Dëgjuan njerëzit mirë, se nuk janë të shurdhër,

por për varrimin tim në xhep mbajnë një urdhër.

“Ky njeri të futet në varrin më të thellin,

se ky pati guxim të përqafojë diellin!

Kanë ikur shumë vite, unë jam këtu në varr,

dhe gjindjes i thërras, gjëkund përgjigje s’marr.

Vetëm mbi varrin tim po hedhin dhe për natë;

nga dheu që është hedhur u ngrit një mal i lartë!

Ndërsa unë jam këtu në varrin, më të thellin”.

Të tjerë ngjitin malin të përqafojnë ‘diellin’!

 


Shkretëtirë

 

O, shkretëtirë e gjatë,

shkretëtirë e pafund!

Eci unë ditë e natë,

sa mund.

Eci, për ku vallë?

Braktisur nga botë e tërë.

Asnjë qenie e gjallë.

Veç rërë…

Nuk e di sa rrugë kam bërë,

nuk di sa rrugë ka mbetur,

veç eci unë nëpër rërë,

i etur.

Një, dy hapat i hedh.

Hapat e mi të lodhur;

Oh, – shkretëtira më ngjeth:

Ç’ka ndodhur?

Ç’ka ndodhur me mua kështu?

Ç’ka ndodhur në botën e tërë?

Askush s’përgjigjet këtu,

veç rërë!


 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00