Latest News
Letër nga varret
Këtej është qetë Luhet Moxart, Shubert Grindje e zënka , Këtej, Etje për kurora e pushtet...
Nga Dhimitër Pojanaku
Këtej është qetë
Luhet Moxart, Shubert
Grindje e zenka ,
Këtej,
Etje për kurora e pushtet,
Kyçur e zhytur i kemi dhjetë pash nën dhe
Por tymi juaj i qirinjve
Zbret mermereve si hije,
E grindje zënka
Trazohen, përzihen,
Zgjatin kokat korba mbi dërrasa
Shqyejnë rasa.
E,
Këtej,
Ka rregull,
Ligj
Me gollganat tona,
Kthyer në çekiç,
I rifundosim
I rivarrosim,
Dhe përsëri qetë,
Luhet Mozart,
Shubert,
Këtej….
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment