Home | Literature | * * *

* * *

image
Desha të çmall një mallin t’im të brëndëshmë, ta kem Shqipërinë gjithnjë të gjallë dhe të bukur dhe si nuse e re që është, ta kem përpara syve të gjallë në veten t’ënde, prandaj më ra nërmënt ashtu. Ti e prite ashtu se mendove gjith si mua, je gjith vetëm Shqipëri, trup i pastër prej vashe shqiptare dhe shpirt fisnik shqiptar, je kështu drita jonë e të dyve në dashurinë e të shentit Atdhe.

 

 

 

 

 

Letër e Lasgushit dërguar bashkëshortes, Nafijes

 

 

  Zonjës Shqipe Lasgush Poradeci, Durrës

 

Tiranë, më 16 Nëntor 1939, ora 10.5’ natën

 

 

Shqipja ime e dashur,

 Jam i lumtur që po të shkruaj letrën e parë me emrin Shqipe, të dëshëruar prej meje dhe të pranuar me aq gëzim dhe kryelartësi prej teje vetë. Më je lutur kaq herë të të shkruaj me këtë emër, nuk të shkrojta gjer më sot sepse nuk e dinja mirë në e pranon nga gjithë fuqija e shpirtit t’ënd. Lutjet e tua të përsëritura më dhanë arësye të t’a përmbush dëshirën më në fund sot. Ky është emri yt i vërtetë tashi e paskëtaj, do t’a mbash me mall dhe me durim, është simboli i pavdekur i atdhedashurisë s’onë, bashkimi më një i shpirtrave t’ona kështu të përvëluara.

 Shqipe! T’a dish sa gëzim, sa ngushëllim më fal ky emri yt i ri! Si më ra mua nërmënd? Pse e prite ti me aq dashuri? Desha të çmall një mallin t’im të brëndëshmë, t’a kem Shqipërinë gjithnjë të gjallë dhe të bukur dhe si nuse e re që është, t’a kem përpara syve të gjallë në veten t’ënde, prandaj më ra nërmënt ashtu. Ti e prite ashtu se mendove gjith si mua, je gjith vetëm Shqipëri, trup i pastër prej vashe shqiptare dhe shpirt fisnik shqiptar, je kështu drita jonë e të dyve në dashurinë e të shentit Atdhe.

 Mba-e tashi këtë kurorë me mburrjen t’ënde të dashur, është themeli i bashkimit t’onë kombëtar, kulmi më i lartë i dhembjes dhe i gazit dhe i ëndrës s’onë së përzëmërt atdhesore.

 Kështu të bësh, kështu do bësh ti Shqipja ime e dashur. Nuk t’a them unë, ç’të t’a them unë atë që ti e di vetë. Unë kam bindje të madhe në idenë t’ënde shqiptare, bëhem gjithnjë më i bindur se ti do bësh tërë theroritë për të ngritur për dita më lart vetveten t’ënde shqiptare. Për të kulluar dhe për të fisnikëruar sa vjen më shumë, me punë, me vepra, me prova të gjalla, jo me fjalë, shqipëtarësinë t’ënde edhe me kaq gjer më sot mjaft të dashur për mua.

 Kështu ti Shqipja ime e ëmbël? E kupton ti tashi pse heshtnja unë gjithnjë kur më pyetnje, dhe më kujtonje dhe më luteshe dhe më qaheshe për emrin t’ënd të ri? Që pse s’të kam shkruar, pse s’të shkruaj, pse s’të dërgoj një letër me emrin Shqipe? Kur më telefonove prej Durrësi dhe më the “Shqipja”, dhe kur më the se të ardhi turp kur vajte në postë dhe pyete në ke letër me emrin “Shqipe” dhe postjeri të tha se jo, mua më ardhi keq për ty, po më ardhi dhe shumë mirë. Më ardhi keq dhe mirë, prandaj vendosa më në fund të të shkruaj ashtu. Dhe ti e di, vendimi im nuk këthehet. Vendimi im, është fjalë e dhënë shqiptare. Fjala e dhënë shqiptare quhet besë shqiptare.

 … Kjo? E Shqipes! Jo?? E Shpirtit t’im!!

 

Ty të merr nër kraha dhe të puth me zjarr Lasgushi yt.

 

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0