Home | Literature | Koral i madh falënderimi

Koral i madh falënderimi

image
Lëvduar qoftë të ftohtët, terri dhe shkatërrimi!
 Shihni dhe vetë:
 Asgjë s’vjen për ju në jetë,
 Kështu që mund të ngordhni të qetë.

 

 

 


Bertolt Brecht

 

 


 
Lëvduar qoftë nata dhe terri që ju kanë mbuluar!
 Dilni dhe vetë,
 Shihni në qiell, përjetë:
 Dita juaj tashmë ka kaluar.
 
Lëvduar qoftë bari dhe bishat që me ju jetojnë dhe ngordhin!
 Shihni, si ju,
 Jetojnë bari dhe bishat këtu
 Dhe bashkë me ju duhet të ngordhin.
 
Lëvduar qoftë pema që nga kërma rritet duke brohëritur drejt qiellit!
 
Lëvduar qoftë kërma, pra,
 Lëvduar qoftë pema që e ha,
 Lëvduar qoftë qielli atje la.
 
Lëvduar qoftë nga zemra kujtesa e dobët e qiellit!
 Që nuk e di
Emrin dhe fytyrën tuaj tani.
 Tani asnjeri s’e di që jeni ende këtu.
 
Lëvduar qoftë të ftohtët, terri dhe shkatërrimi!
 Shihni dhe vetë:
 Asgjë s’vjen për ju në jetë,
 Kështu që mund të ngordhni të qetë.
 


TYMI


 
Shtëpizë e vogël nën pemët në bregdet.
 Nga oxhaku mbi çati ngrihet tym.
 Po të mungonte tymi,
 Sa të mjera do të ishin vërtet
 Shtëpi, pemë dhe det.


 

Përkthyer nga Petraq Kolevica

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00