* * *
Në vitet e brishtë më çojnë mendimet (si vesë mëngjesi m’u tretën gëzimet…) dhe thinjat m`u shtuan çdo natë!…
Nga Genc Leka*
...Çdo vjeshtë vinte një varg me ciganë...
dhe këndonte plot mall e trishtim:
" Se si janë, ca gra, se si janë…
… Ah, të vrasin me fjalë, moj dade
dhe të ngjallin veç me një vështrim!..."
Dhe shkuan ciganët në rrugët plot fletë,
me këngë, me kuajt revanë…
dhe pas i përcillte plot duf një gërnetë,
siç ndizet veç shpirti cigan…
Ah, prap er’ e vjeshtës m’i zgjoi kujtimet
me këngën e vjetër cigane për gratë…
Në vitet e brishtë më çojnë mendimet
(si vesë mëngjesi m’u tretën gëzimet…)
dhe thinjat m`u shtuan çdo natë!…
Se si janë ca gra se si janë!
gjithnjë më mundon ky mendim….
Po pse, o ciganë, a gjetshi belanë.
me këngë me kuaj çuditni dynjanë
dhe vjeshtës këndoni me mall e trishtim
Se si janë ca gra se si janë?!…
Shtator 1970
* Genc Leka, poet, i pushkatuar nga diktatura komuniste në vitin 1977.
Comments (0 posted)
Post your comment