Home | Literature | Sënduku

Sënduku

image
Sënduku, asgjëkund. Mbi karrike dhe shtrat ishin shtruar gjëra, të hequra nga sënduku, por ai nuk duket askund. Njeriu qafëhollë tha : - "Kjo do të thotë që jeta ka fituar mbi vdekjen me një mënyrë që unë nuk e di."

 

 

Përkthyer nga Urim Nerguti


 

 

 

 

 

Një njeri qafëhollë u struk në një sënduk, e mbylli kapakun dhe filloi të mbytet.
"Ja" – thoshte duke u mbytur njeriu qafëhollë – "po mbytem në sënduk sepse e kam qafën të hollë. Kapaku i sëndukut është mbyllur dhe nuk e lë ajrin të kalojë. Do të mbytem, por kapakun e sëndukut, sido që të jetë puna, nuk do ta hap. Pak nga pak, do të vdes. Do të shoh luftimin mes jetës dhe vdekjes. Luftimi nuk do të zhvillohet në mënyrë të natyrshme, në gjasa të barabarta, sepse natyrisht, është vdekja ajo që fiton, dhe jeta, e destinuar për të vdekur, thjesht përpiqet më kot kundër armikut, duke mos humbur deri në minutën e fundit një shpresë të kotë. Në këtë luftim më lart, i cili zhvillohet tani, jeta do të njohë mjetin e fitores së saj, dhe për këtë jeta duhet t’i detyrojë duart e mia për të hapur kapakun e sëndukut. Do ta shohim kush do të fitojë ! Por ja, bien një erë e tmerrshme naftaline. Nëse fiton jeta, do t’i pluhuros me duhan rrobat që kam këtu. Ja, po fillon : nuk mund të mendoj më. Jam i vdekur, kjo është e qartë. Nuk ka më shpëtim të mundshëm ! Dhe asgjë sublime në kokën time. – Oh ! Ç’është kështu ? Diçka ka ndodhur në çast, por nuk mund ta kuptoj çfarë. Kam parë diçka apo dëgjuar diçka… Oh ! Përsëri ka ndodhur diçka ! Perëndi ! Nuk kam më ajër. Duket se po vdes… Po ç’ka tjetër ende ? Përse këndoj ? më duket se kam dhimbje në qafë… Por ku është sënduku ? Përse shoh gjithçka që ka në dhomë ? Por unë qenkam i shtrirë përdhe ! Po ku është sënduku ?"
Njeriu qafëhollë u ngrit dhe vështroi rreth vetes. Sënduku, asgjëkund. Mbi karrike dhe shtrat ishin shtruar gjëra, të hequra nga sënduku, por ai nuk duket askund. Njeriu qafëhollë tha : - "Kjo do të thotë që jeta ka fituar mbi vdekjen me një mënyrë që unë nuk e di."

 


(Daniel Harms)

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00