Latest News
Aromë jete
E jotja është esencë e mbledhur si nektari hileqar, është aromë dehëse.
Arjan Th. Kallço
S’i gjej dot fjalët e duhura
për ta përshkruar
bukurinë tënde,
zambak i freskët i kësaj vjeshte
koralinë.
Aroma jote më josh, më gjerb
siç gjerb në mëngjes kafenë.
Nuk është Channel,
as Versace.
E jotja është esencë
e mbledhur si nektari hileqar,
është aromë dehëse.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment