Home | Literature | Parku Arenele romane

Parku Arenele romane

image
Gjethet tashmë e kanë humbur
Vitalitetin gjelbërak dhe të dremitura
Bien njëra pas tjetrës në lëndinat që
Si për çudi e ruajnë ende fillin e jetës.

 

 


Arjan Th. Kallço

 

 

 


Edhe pse vjeshta ende nuk e ka
Vulosur rikthimin e saj
Mbi token tonë,
Në park ndihet si në shtëpinë
E saj, e pashqetësuar nga
Arratisja e furishme e verës
E ndjekur këmba-këmbës
Prej pararojës vjeshtake.

Gjethet tashmë e kanë humbur
Vitalitetin gjelbërak dhe të dremitura
Bien njëra pas tjetrës në lëndinat që
Si për çudi e ruajnë ende fillin e jetës.
Mbi një përzjerrje ngjyrash apo
Jetë pajetë
Njerëzit ecin nëpër to, se mendimet
Ikin gjetiu, turren pas të tjera vorbullash
Në kacafytjet e përditshme
Të kohës që nuk i pret dot.


Bukuresht, Shtator 2012
 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00