Latest News
Petalet bien...
Petalet bien…heshtas shket pranvera, Roniten te perkoheshmet stoli…Nje grusht kujtimesh qe shperndau era,Ja c`qe , se fundi , gjithe kjo dashuri !
Jorgo Bllaci
Petalet bien ; era mengadale
I hedh mbi gjurmat, qe le mikja pas.
E shoh tek shkon e heshtur dhe nje fjale,
Per lamtumire, s`kam fuqi t`ia flas.
E c`mund t`i them? Degjon te kthehet valle
Serishmi zogu , qe mergimin nis,
Kur tjeter vis kerkon e s`e ze malli
Per cerdhen a per strehen qe braktis?
Papritur, te rrembyera rrekera
Ne shpirt me mbysin dhembjen pa kufi!
Petalet bien…heshtas shket pranvera,
Roniten te perkoheshmet stoli…
Nje grusht kujtimesh qe shperndau era,
Ja c`qe , se fundi , gjithe kjo dashuri !
Dëshirë
Me vjen turp te qaj i heshtur,
si nje shelg perbri mocalit!
Dua te gjemoj pareshtur
Porsi lisi maje malit.
Rreth kurores , shpeseria
Le te mos me cicerojne
Qe prej zgavrave te mia
shkabat te te vigjelojne.
Deget e fuqishme dua
te me tunden neper ere
Papushuar permbi mua
bore e virgjer le te bjere.
Siper akujve te ftohte
do te ngjitem der te rete
S'do me vije keq ne ndodhte
te zhuritem nga rrufete!
Se n'u dashte te zhuritem
do zhuritem maje malit
Po s'do qaj e s'do nemitem
i perulur , bri mocalit.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment