Home | Literature | * * *

* * *

image
— E ç’rëndësi ka kjo? Ne jemi të gjithë të burgosur politikë, të dënuar për krime kundër shtetit.
— Edhe drejtori i Kampe-Burgjeve tha një ditë, se ata i kanë të klasifikuar si ne këtu edhe familjet tona në jetën e lirë.

 

 

 

 

Agim Hamiti

 

 

 

...

Të nesërmen Demiri u nis për në punë i veshur më trashë se zakonisht. Pavarësisht prej rrethanave lehtësuese në të cilat do të vepronte, ai e parashikonte se do të përfundonte në qelitë e hetuesisë së Rrëshenit atë ditë. Shpërblimin për misionin e kryer do ta merrte më pas. Në pamje, formalitetet ligjore do të respektoheshin.
Përgatitësit e trupave po shkonin për të filluar punën, kur Shkëlzeni takoi Shpresimin.
— Jam pa ngrënë sot, se groshët ishin të shkrumbitura e nuk viheshin në gojë. Po ta lë bukën e mëngjesit të ma thekësh, Shpresim. Rreth orës njëmbëdhjetë do të dal nga miniera për të marrë dy palë trupa druri. Atëherë do ta ha dhe bukën.
— Pse nuk pret të t’i sjell unë trupat në orën dymbëdhjetë, kur lirohem disi nga puna? Atëherë i ngjisim bashkë.
— Të faleminderit, nuk është nevoja. Ka disa ditë që po më ndihmon njëri prej të burgosurve që punon në galerinë kryesore, për të nxjerrë vagonët me mineral jashtë.
— Mirë. Kur të vish do ta gjesh bukën të thekur dhe dy palë trupa të zgjedhur gati. Dalsh shëndoshë!
— Mirë të gjetsha!
Ndërkohë Demiri u tha dy ortakëve të tij të afronin tek stiva e madhe një pjesë të trupave që kishin ngelur larg. Vetë shkoi tek Shpresimi.
— Ku e ke njohur Shkëlzenin? e pyeti. – Ai është nga Kosova.
— Këtu e kam njohur, në kamp.
— Të shikoj që je i interesuar ta ndihmosh, prandaj të pyeta. Edhe në kamp ju kam parë të shëtisni e të pini kafe bashkë.
— Kemi pothuajse të njëjtin fat. Edhe unë jam pa familje, si Shkëlzeni. Nuk marr as letër, as telegram prej njeriu.
— Mund të keni të njëjtin fat, por jo të njëjtën biografi. Ti nuk je dënuar për agjenturë, si ai.
— E ç’rëndësi ka kjo? Ne jemi të gjithë të burgosur politikë, të dënuar për krime kundër shtetit.
— Edhe drejtori i Kampe-Burgjeve tha një ditë, se ata i kanë të klasifikuar si ne këtu edhe familjet tona në jetën e lirë.
— E megjithatë na i kanë qethur kokën zero të gjithëve, na kanë veshur njësoj, hamë gjellën e të njëjtit kazan e flemë së bashku.

...

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0