Home | Literature | Inez

Inez

image
Më zbon prej vehtes pikëllimi!
 Dhe gjer në fund të dheut më ndjek
 Demoni im i keq, Mendimi-
 Si bastra që të lashtat djeg.

 

 

 


George G. Byron

 

 

 

 


Mos qesh me mua; nga mërzia,
 Medet! as kurrë s'do qesh dot:
 Po mos e dhëntë perëndia
 Që ti të qash, e ndoshta kot,
 
Më pyet se ç'hidhërim i fshehtë
 Po ma bren zemrën në rini?
 Dhe don ta dish edhe ti vetë
 Një helm, që s'e shëron as ti?
 
Nuk është urrejtj' a dashuri
 As nder i humbur, i lakmuar,
 Që më largon me neveri
 Nga sa kam patur më të çmuar.
 
Mërzia është, që buron
 nga sa dëgjoj, shikoj e has;
 As Bukuria s'më gëzon,
 As syt' e tu s'më japin gaz.
 
Është helmi nxitës i shtegtarit,
 Q'Ebreun shetitës e mundonte,
 Që nuk kërkon asgjë veç varrit,
 Por as për çlodhje s'do shpresonte.
 
Më zbon prej vehtes pikëllimi!
 Dhe gjer në fund të dheut më ndjek
 Demoni im i keq, Mendimi-
 Si bastra që të lashtat djeg.
 
Të tjerët bredhin në dëfrime,
 Kënaqen nga sa flaka vetë;
 O, prorë rrofshin n'ëndërrime
 Dhe mos u zgjofshin nga ajo jetë!
 
Harboj me nëmën e Kujtimit,
 Gjersa me vdekjen do të ndesh;
 Po kam një peng prej ngushëllimit-
 Më e keqja ç'është, e mora vesh.
 
Më e keqja ç'është?- O ki mëshirë,
 E mos kërko ta dish; po qesh-
 E mos ia shih njeriut zemrën
 Se brenda ferrin do t'i gjesh.

 

 

Shqipëroi nga origjinali: Skënder Luarasi

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0