Home | Literature | Karfica

Karfica

image
Z. Prudhomme shpallte : "Kjo shpatë është dita më e bukur e jetës sime", e unë mund të them : "Kjo karficë është e tërë jeta ime".
 


Përkthyer nga Drita Klosi
 
...

- Dëshironi të hyni brenda ?
- Po, me dëshirë.
 
Dhe ai më priu përpara në shtëpinë e tij.
Dhomat e katit të poshtëm ishin të mëdha, të zhveshura, të trishta, pothuaj të braktisura. Ca pjata dhe gota hiqeshin vërdallë nëpër tavolinë, të lëna aty nga shërbëtorët me lëkurë të zeshkët që endeshin papushim në këtë banesë të stërmadhe. Dy pushkë vareshin në dy gozhda mbi mur ; dhe ne cepe, shiheshin shate, kallama peshkimi, gjethe palme të thara, sende gjithfarëlloj të lëna kuturu në kthim e sipër, dhe që gjendeshin në largësinë e dorës kur të ishte nevoja për të dalë dhe punuar.
Mikpritësi im buzëqeshi :
- Kjo është streha, ose më mirë biruca e një të mërguari, tha ai, por dhoma ime është më e pastër. Shkojmë.
Duke hyrë në të, besova se po futesha në dyqanin e një shitësi rraqesh të vjetra, aq shumë e mbushur ishte ajo me gjëra të ndryshme krejt pa lidhje, të çuditshme dhe të larmishme që ndihet se janë kujtime. Mbi mure, dy piktura të bukura nga piktorë të njohur, stofra, armë, shpata dhe pistoleta, pastaj, pikërisht në mes të tabelës kryesore, një katror atlasi të bardhë të rrethuar me ar.
I befasuar, u afrova të shoh, dhe shqova një karficë flokësh të kapur në qendër të cohës së lëmuar.
Mikpritësi im më vuri dorën mbi sup :
- Ja ! tha ai, duke buzëqeshur, e vetmja gjë që vështroj këtu, dhe e vetmja gjë që shoh që prej dhjetë vjetësh. Z. Prudhomme shpallte : "Kjo shpatë është dita më e bukur e jetës sime", e unë mund të them : "Kjo karficë është e tërë jeta ime".
Po kërkoja një fjalë çfarëdo ; dhe përfundova në :
- Keni vuajtur nga ndonjë grua ?
Ai foli befas :
- Thoni më mirë që po vuaj si një i mjerë… Por ejani në ballkon. Qëparë më ka ardhur në buzë një emër që nuk kam guxuar ta shqiptoj, sepse po të më ishit përgjigjur "vdekur", siç keni bërë për Sophie Astier, atëherë do të hidhja trutë në erë, sot madje.
Ne kishim dalë në ballkonin e gjerë nga ku shiheshin dy gjire, njëri djathtas, e tjetri majtas, të mbyllur nga male të larta të zymta. Ishte ora muzgore ku dielli i zhdukur nuk e ndriçon më tokën përveçse nga pasqyrimet e qiellit.
Ai vazhdoi :
- A jeton ende Jeanne de Limours ?
Syri i tij ishte ngulitur mbi timin, i mbushur me një angështi  drithëruese.
Buzëqesha :
- Eh… dhe më e bukur se kurrë.
- E njihni ?
- Po.
Ai nguronte :
- Mirë… ?
- Jo.
Ai më kapi dorën :
- Më flisni për të.
- Por nuk kam ç’të them ; është njëra nga gratë, ose më mirë njëra nga vajzat më të hijshme dhe më të përmendura të Parisit. Ajo përcjell një ekzistencë të këndshme dhe princërore, ja kaq.
Ai mërmëriti : "E dua" njëlloj sikur të kishte thënë : "Do të vdes". Pastaj, befas :
- Ah ! Për tre vjet me rradhë, ekzistenca jonë qe një ekzistencë e frikshme dhe e mrekullueshme. Desh e kam vrarë nja pesë-gjashtë herë ; ajo është munduar të më nxjerrë sytë me atë karficën që patë aty. Ja, vështrojeni këtë pikë të bardhë nën syrin e majtë. Ne duheshim ! Si do të mund ta shpjegoja këtë pasion ? Nuk do ta kuptonit aspak.

 
... 


(Guy de Maupassant)
 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00