Home | Literature | Në mundsh

Në mundsh

image
Në ëndërrofsh, por zot s'ke ëndërrimin;
Mendove dhe mendimet s'i ke si qëllim;
Në e takofsh Triumfin dhe Rrënimin...

 

 

 

 

Rudyard Kipling 

 

 

 

 

 

 

Në s'humbsh toruan kur të gjithë rreth teje

 Humbur e kanë dhe thonë se ti ke faj;

 Në paç besim tek vetja kur të tjerët s'kanë

 Tek ty edhe dyshimn' ti ua fal;

 Në pritsh edhe nga pritja të mos lodhesh;

 Në të gënjefshin, ti mos i gënjesh;

 Në të urrefshin, ti mos i urresh;

 I urtë shumë, as shumë i mirë s'tregohesh;

 

Në ëndërrofsh, por zot s'ke ëndërrimin;

 Mendove dhe mendimet s'i ke si qëllim;

 Në e takofsh Triumfin dhe Rrënimin,

 Të dy mashtruesve u jep të njëjtin çmim;

 Duron kur e vërteta jote ndrydhet

 Nga horrat edhe lak bëhet për teveqelë;

 Në pafsh atë ç'ke stisur që të thyhet,

 Prap të ndërtosh me veglat bërë fërtele;

 

Në bëfsh një pirg me çka ti ke fituar,

 Dhe në rrezik t'i hedhësh çift a tek,

 Dhe të humbaç dhe prap duke filluar

 Gojën ta qepësh përpara kur s'ke shtek;

 Zemrën ti gur n'e bëfsh dhe nervat hekur,

 Të të shërbejn' dhe kur të thonë: Jo!

 Dhe të qëndrosh asgjë kur s'të ka mbetur

 Përveç vullnetit që të thot': "Qëndro!"

 

Në flaç me turmën dhe të ruash nderin,

 Me mbret të rish, por cakun mos kalosh;

 Kur as armiq as miq s'ta duan sherrin,

 Të gjithë kur ti i do, por kurrë mos ta teprosh;

 Në e mbushç minutën që nuk të fal kurrë

 Me gjashtëdhjetë sekonda në vrapim;

 I tokës zot je, çdo gjë atje është jotja,

 Dhe sidomos Njeri do jesh, o biri im! 

 

 

 

 

Përkthyer nga Robert Shvarc

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00