Home | Literature | Që prej Sizifit të parë

Që prej Sizifit të parë

image
Sizifi i lumtur tek e ngjiste lart
e i rrëzohej guri. Guri si mendim i 
dikujt nuk çahej nga brenda që
nga Sizifi i parë i shpalljes së
luftës me gurin. Dekori që ngjitet ...

 

 

 


Stefan Martiko

 

 

 

 

 


Mendime të thata pa lëng
në breg të shkretë po ngjiten
nuk i çon atje koka por
këmbët. A mund të ketë qenë vallë
Sizifi i lumtur tek e ngjiste lart
e i rrëzohej guri. Guri si mendim i
dikujt nuk çahej nga brenda që
nga Sizifi i parë i shpalljes së
luftës me gurin. Dekori që ngjitet
në të pjerrët pa shkallë për të
mos humbur ideja e humnerës
Nuk bie kurrë shi që guri të laget
të ndryshojë mendja. Nuk di pse
regjisori i kishte hequr prej dekorit pemët
dhe peizazhi qe tharë krejt si lëkurë
e zhvoshkur pa qime


E QESHURA SI START

 

Një emër u bë tragjik sikur lulet që
mbante në dorë ia thurëm kurorë përsipër
U zbërthye krejt për herë të fundit ku
kandilët e fundit brenda tij
u shuan. Ta duash jetën si gëzim ajo
fyhet derisa një ditë çmendet. Më duhet
ta përshkoj të tërën nga e qeshura
si start deri tek e qara si finish
i zbrazur. Tani qarkullon një legjendë
që e risjell jetën nga vdekja-këta policë
të urtë që e ruajnë këtë kufi të
brishtë me rrufë e kollë të të
ftohtit këto barsoleta që mbledhin pleh
rreth vetes për ta shumëzuar legjendën


E MOTËRZUAR ME LULET

 

Unë jam qytetar i ngulur te kjo statujë
nga një qytetërim i largët me buzët e
thara nga uji në mermerin e bardhë
që zorrët  e pinë brenda meje. Por
dua të sillem sipas urdhrit të një
perandori që i kish ngatërruar brenda
vezës spermat e shumë popujve. Të
dish të sillesh tek muri histori i
mbështetur, të thuash shprehje që
motërzohen me lulet mbi vrasjet dhe
ambicjet që janë nënat  e tërë vrasjeve
Në mermerin e bardhë të dish të
sillesh si qytetar për të mos
tradhtuar dorën e plakur që të
skalit me mendjen e urtë të Fidias


E PËRJETSHME LUFTA
MES FRYMËS DHE LËNDËS

I shoh që larg sulmuesit e mi me
heshta me kthetra me pompa të vogla
nën gushë që thithin oksigjenin. E di që
tani që jam martir i besimit tim të
verbër. Me idenë e një kuklle e
mbështolla veten. U shumëfishova nga
besimi im për të mos u zhdukur. Por
më ndërtuan të tjerët për të
banuar brenda meje. U lodha duke
qënë grimcë në udhë për tu rritur. Dhe
për çudi askush s’arrin dot në
përmasën e vet  sepse e përjetshme
është lufta në ajër mes
frymës dhe lëndës.


 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00