Home | Literature | Pritja

Pritja

image © Photo: Frank Tran
Zotëri, do të doja t’ju ngarkoj me misionin më delikat, më të vështirë dhe më të gjatë që mund të jetë. Ju lutem, njihuni pak me testamentin tim, aty, mbi atë tavolinën. Si shpërblim, ju kam lënë një shumë prej pesëmijë frangash, nëse nuk ia dilni mbanë dhe njëqindmijë në rast të kundërt. Duhet gjetur patjetër im bir, por pasi të vdes.”

 

 

Përkthyer nga Dea J Klosi

 

 

 

 

 

Disa burra po bisedonin pas darke pranë këndit të duhanit. Aty po flitej për trashëgimi të papritura dhe  shumë të çuditshme. Atëherë, Magjistër Le Brument, që herë e quanin  Magjistër i rallë, e herë Avokat i shquar, erdhi  dhe u mbështet tek oxhaku.

Këto kohë, - tha ai, - kam për të kërkuar një trashëgimtar të zhdukur në rrethana veçanërisht të tmerrshme. Është një nga ato dramat e thjeshta dhe të pashpirta të jetës së përditshme ; një histori që mund t’ju ndodhë për çdo ditë dhe që, megjithatë është nga më të përbindshmet që kam dëgjuar. Ja si vazhdon ajo :

« Para rreth gjashtë muajsh, më  patën thirrur pranë një gruaje që po jepte shpirt. Dhe Ajo më tha :

Zotëri, do të doja t’ju ngarkoj me misionin më delikat, më të vështirë dhe më të gjatë që mund të jetë. Ju lutem, njihuni pak me testamentin tim, aty, mbi atë tavolinën. Si shpërblim, ju kam lënë një shumë prej pesëmijë frangash, nëse nuk ia dilni mbanë dhe njëqindmijë në rast të kundërt. Duhet gjetur patjetër im bir, por pasi të vdes.”

Ajo më luti ta ndihmoj të ulet në shtrat, për të folur më lehtë, sepse zëri i saj i thyer, i dihatur, i vërshëllente në fyt.

Gjendesha në një shtëpi shumë të pasur. Dhoma luksoze, me një luks të thjeshtë, ishte e veshur me stofra të trashë si mure, aq të butë për syrin, saqë jepnin një ndjesi ledhatimi, aq të heshtura, sa fjalët dukeshin të hynin në të, të zhdukeshin, të vdisnin.

Ndërkohë e sëmura vazhdoi :

“Jeni e para qenie që do t’ia them historinë time të tmerrshme. Do të përpiqem të kem forcë t’i shkoj deri në fund asaj. Duhet t’i dini të gjitha me qëllim që të keni, si një qenie e dhembshur dhe njëkohësisht e shquar që jeni, dëshirën e sinqertë për të më ndihmuar me tërë mundësitë tuaja.

Më dëgjoni tani, ju lutem.

« Para se të martohesha, kam dashur një djalë të ri, që familja ime ia ktheu mbrapsht kërkesën, sepse nuk ishte aq i pasur. Pak kohë më pas, u martova me një burrë tepër të pasur. U martova thjesht, ashtu   nga padituria, nga frika, nga bindja, nga moskokëçarja, siç martohen vajzat e reja.

Pata një fëmijë, një djalë. Im shoq vdiq në krye të disa  vjetëve.

...

 

 (GUY DE MAUPASSANT)

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00