Home | Literature | Iluzion Optik

Iluzion Optik

image
Perëndi ! Nuk kam më ajër. Duket se po vdes… Po ç’ka tjetër ende ? Përse këndoj ?
 
 
 
 
Përkthyer nga Urim Nerguti


Semion Semionoviç vë syzet, vështron një pishë dhe sheh se mbi këtë pishë është ulur një tip që i tregon grushtin.
Semion Semionoviç heq syzet, vështron pishën dhe sheh se nuk ka njeri mbi pishë.
Semion Semionoviç vë syzet, vështron një pishë, dhe përsëri, sheh se një tip është ulur mbi pishë dhe i tregon grushtin.
Semion Semionoviç heq syzet dhe sheh përsëri që nuk ka njeri mbi pishë.
Semion Semionoviç vë përsëri syzet, vështron pishën dhe sheh përsëri që një tip është ulur mbi pishë dhe i tregon grushtin.
Semion Semionoviç nuk pranon ta besojë këtë dukuri dhe nxjerr përfundimin se bëhet fjalë për një iluzion optik.

***
Sa lehtë mund të ngatërrohet njeriu në sende të papërfillshme ! Mund të shkojmë me orë të tëra nga tavolina tek rafti dhe nga rafti tek divani dhe nuk gjejmë rrugëzgjidhje. Madje mund të harrojmë ku gjendemi dhe të dërgojmë shigjeta në një raft të vogël të varur në mur. "Ej ! Raft !", mund t’i thërrasim atij, "Ke për ta parë !" Ose dhe mund të shtrihemi përtokë dhe të vëzhgojmë pluhurin. Edhe aty, ka frymëzim. Kjo është më mirë të bëhet duke ndjekur orën dhe duke u rregulluar me kohën. Është e vërtetë që vështirë të përcaktohen afatet, sepse çfarë afatesh mund të ketë pluhuri ? Por është ende më mirë të shikohet një legen plot me ujë. Është gjithnjë e dobishme dhe mësimdhënëse që të vështrosh ujin. Edhe pse aty nuk shohim asgjë prej gjëje, prapë është mirë. Ne kemi vështruar ujin, nuk kemi parë asgjë aty, dhe së shpejti, kemi filluar të mërzitemi. Por ne jemi të ngushëlluar nga fakti që ne kishim bërë sidoqoftë një veprim të mirë. Kemi numëruar me gishtat tanë. Por nuk dimë çka kemi numëruar, sepse a e lë veten uji për t’u numëruar ?


Plakat qe rrezohen

Një plakë, nga kureshtja e tepërt, është përmbysur nga dritarja, pastaj ka rënë dhe është përplasur përtokë.
Një plakë tjetër është përkulur në dritare të shohë atë që sapo ra, por nga kureshtja e tepërt, është përmbysur dhe ajo, pastaj ka rënë dhe është përplasur përtokë.
Pastaj një plakë e tretë ka kaluar nga dritarja, pastaj një e katërt, pastaj një e pestë.
Kur është përmbysur e gjashta, jam lodhur duke vështruar dhe kam vajtur në tregun Malcevski, ku siç thuhej një i verbër kishte marrë si dhuratë një shall të thurur.



Senduku

Një njeri qafëhollë u struk në një sënduk, e mbylli kapakun dhe filloi të mbytet.
"Ja" – thoshte duke u mbytur njeriu qafëhollë – "po mbytem në sënduk sepse e kam qafën të hollë. Kapaku i sëndukut është mbyllur dhe nuk e lë ajrin të kalojë. Do të mbytem, por kapakun e sëndukut, sido që të jetë puna, nuk do ta hap. Pak nga pak, do të vdes. Do të shoh luftimin mes jetës dhe vdekjes. Luftimi nuk do të zhvillohet në mënyrë të natyrshme, në gjasa të barabarta, sepse natyrisht, është vdekja ajo që fiton, dhe jeta, e destinuar për të vdekur, thjesht përpiqet më kot kundër armikut, duke mos humbur deri në minutën e fundit një shpresë të kotë. Në këtë luftim më lart, i cili zhvillohet tani, jeta do të njohë mjetin e fitores së saj, dhe për këtë jeta duhet t’i detyrojë duart e mia për të hapur kapakun e sëndukut. Do ta shohim kush do të fitojë ! Por ja, bien një erë e tmerrshme naftaline. Nëse fiton jeta, do t’i pluhuros me duhan rrobat që kam këtu. Ja, po fillon : nuk mund të mendoj më. Jam i vdekur, kjo është e qartë. Nuk ka më shpëtim të mundshëm ! Dhe asgjë sublime në kokën time. – Oh ! Ç’është kështu ? Diçka ka ndodhur në çast, por nuk mund ta kuptoj çfarë. Kam parë diçka apo dëgjuar diçka… Oh ! Përsëri ka ndodhur diçka ! Perëndi ! Nuk kam më ajër. Duket se po vdes… Po ç’ka tjetër ende ? Përse këndoj ? më duket se kam dhimbje në qafë… Por ku është sënduku ? Përse shoh gjithçka që ka në dhomë ? Por unë qenkam i shtrirë përdhe ! Po ku është sënduku ?"
Njeriu qafëhollë u ngrit dhe vështroi rreth vetes. Sënduku, asgjëkund. Mbi karrike dhe shtrat ishin shtruar gjëra, të hequra nga sënduku, por ai nuk duket askund. Njeriu qafëhollë tha : - "Kjo do të thotë që jeta ka fituar mbi vdekjen me një mënyrë që unë nuk e di."
 
 
 
Daniil Harms 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00