Latest News
Bota ndalon
Bota ndalon bredhje përtej, nostalgjish mbi kohë melankolike. Shpirtrat e trazuar plot dhembje, po perëndojnë si maskë delikate hënore.
Bujar Plloshtani
Bota ndalon bredhje përtej,
nostalgjish mbi kohë melankolike.
Shpirtrat e trazuar plot dhembje,
po perëndojnë si maskë delikate hënore.
Melankolia në këtë dimër të zymtë,
nuk po pushon asesi.
Përtërihet brenda një heshtje të pakuptimtë!
Brenda meje një zë i magjepsur flet,
një shpirt i perënduar përmbi mua.
Bota ndalon,
brenda meje vështirë të ndodhë!
Perëndimi i shpirtit,
si muzgu kur përplaset në liqen
si nata kur mbulon terrin!
E shpirti im mbeti i ngrënë,
në këtë kohë misterioze si për mua gjithnjë...
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment