Latest News
* * *
Brenda zërave intimë, tek po ngjan një tel i këputur violine përmbi ngjyrën e sajuar të epshit na kall tmerr.
Bujar Plloshtani
Hëna është mjegulluar ngado,
nuk i vërehen tashmë as gjinjtë.
Një terr po na dikton sonte,
një trup erotik qe në çmall gjithnjë.
Brenda zërave intimë,
tek po ngjan një tel i këputur violine
përmbi ngjyrën e sajuar të epshit na kall tmerr.
Sytë dhe shpirti i saj dëgjohet mekur,
vrazhdë, dhe kaq delikatësisht!
Mbrëmja ra,
qiriri po soset
e dashuria po ndizet përjetësisht udhët pa kthim.
Hëna u rishfaq sërish,
dashuria dhe ajo me sytë flakë të ndritur!
February 18, 2013
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment