"Përkëdheljet"
Këto ditë ka dalë në qarkullim një përmbledhje tregimesh nga njëri ndër autorët më të shquar francezë të shekullit të XIX-të, Guy de Maupassant titulluar "Përkëdheljet".
Këto ditë ka dalë në qarkullim një përmbledhje tregimesh nga njëri ndër autorët më të shquar francezë të shekullit të XIX-të, Guy de Maupassant titulluar "Përkëdheljet". Sigurisht, ka pasur edhe më përpara botime në shqip nga vepra e tij, por kjo është një përpjekje e re për të sjellë, apo hedhur një dritë mbase pak ndryshe, mbi këtë vepër. Gjithsesi, nuk është asnjëherë tepër ta përkthesh këtë autor, për vetë faktin e prodhimit të tij letrar që ishte i jashtëzakonshëm : gjashtë romane, disa novela të mëdha, si Horla, dhe mbi treqind tregime, pa harruar letërshkëmbime apo rrëfime udhëtimi.
Në përgjithësi, tregimet e tij shquhen për një përshkrim realist me nota më tepër pesimiste . Temat e tij të parapëlqyera janë kujtimet, malli i kohës së shkuar, keqardhjet, gratë, kushti i tyre në shoqëri, flakja tej e konvencioneve shoqërore, por edhe çmenduria. Tregimet e tij shquhen për nga gjuha e thjeshtë, e saktë, pa shumë stërhollime psikologjike, me një moral të vetin. Maupassant mendonte se artisti duhet të bëjë një zgjedhje, pra të përcjellë një vizion të vetin. Duke iu larguar romanit realist (apo dhe dokumentarist) të Zolas, si dhe vizionit balzacian mbi romanin, ai parapëlqen formën e shkurtër, por të dendur, të tregimit dhe novelës.
Përsa i përket stilit, shkrimi i Maupassant dallohet për nga një kombinim mjaft i zgjuar ndërmjet përshkrimeve që s’janë asnjëherë shumë të gjata, dialogjeve që janë të bollshme dhe që i japin tekstit një lirshmëri të madhe në lexim.
Dhe në mbyllje, Maupassant thoshte për veten : « Kam hyrë në letërsi si një meteor, dhe do të dal si një rrufe. »
"Përkëdheljet" - Tregime
Autori: Guy de Maupassant
Përktheu: Dea J Klosi
Botues: Iris Print, Strugë
Faqe: 270
Çmimi: 5 euro
Comments (0 posted)
Post your comment