Home | Literature | * * *

* * *

image
Qiparisat

Numërojnë hapat e qyqeve.

Edhe era është zengjirur!

Në lule

Shpirtrat përplasen pazashem

Tue u thërrmue në togfjalësha memecë.

 

 

 

Nga Dritan Mesuli

 

 

 

 

 

 

 

Ah kjo plakja jote e vetmueme,

e përditshme,

e ngadaltë,

e pashmangshme!

Kohës

Ç'ti bëj ta mposht!!!

Po thinjem!!!

 

 

* * *

 

 

…natë në varrezë.

Qiparisat

Numërojnë hapat e qyqeve.

Edhe era është zengjirur!

Në lule

Shpirtrat përplasen pazashem

Tue u thërrmue në togfjalësha memecë.

I egër mëngjesi

Nën petkun e trishtë të ulërimës së ngrime!!!

 

 

* * *

 

 

Krimbat e heshtjes

Brejnë fytyrën time!

S'ka gjuhë tingujsh psherëtima!!!

A do mundet guri

Ti ruhet joshjes së rrokullimës???

 

 

* * *

 

 

Në xhepin ma të thellë të harresës

Më ke flakë!!!

Nji derë gjysëm e hapun…

…nji vend bosh në sofër…

E zani em

Në përplasje të vdesë

Braktis zanoret

Nëpër telat e çakorduem të mjerimit,

si e si mos me shprehë dëshirën e fundit.

Nuk pres të vish sidoqoftë!!!

Janë të mjera përkëdheljet e mëshirës!!!

 

 

* * *

 

 

Nana po fle n'pasqyre!!!

Mpakem kur mendoj

se m'duhet me dal

e mos me e shikue gjatë

atë kangë të gjallë thinjash dhe rrudhash,

psherëtimash dhe brengash!!!

Pasqyra gjallon ngjyra!!!

 

 

 

* * *

 

 

 

E shkrujti legjendën e vet

N'vete,

guri,

nji dit'.

Kthetrat hemoragjike t'myshkut

Kollitje t'mbetuna

N'mushknit' e kohës

Që brehet n'vete.

Ngado

Jan' lartsu kullat

Ku flejn' heronjt e pamposhtjes!!!

Dhe guri qesh!!! 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00