Home | Literature | Mitingu i Poezisë, në nder të poetit Podrimja

Mitingu i Poezisë, në nder të poetit Podrimja

image
Në kuadër të Mitingut të 49-të të Poezisë që mbahet në Gjakovë, sipas organizatorëve të mitingut, ky edicion do t’i kushtohet në tërësi poetit të njohur Ali Podrimja.

 

 

 

 

 

 

 

 

Në kuadër të Mitingut të 49-të të Poezisë që mbahet në Gjakovë, sipas organizatorëve të mitingut, ky edicion do t’i kushtohet në tërësi poetit të njohur Ali Podrimja. Por në këtë aktivitet është menduar dhe diçka më shumë në nderim të poetit të njohur kosovar. Gjakova, qyteti i lindjes së poetit Ali Podrimja dhe qyteti Lodeve i Francës, në të cilin poeti e dha frymën e fundit, do të binjakëzohen më 11 maj, për ta nderuar kështu bashkarisht jetën dhe veprën e poetit të ndjerë.

Ceremonia e binjakëzimit do të bëhet nga kryetari i Gjakovës dhe kryebashkiakja e qytetit të Lodeve. Siç bën të ditur Muharrem Kurti, kryetar i Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, njëkohësisht dhe organizator i Mitingut, ideja për binjakëzimin e dy qyteteve ka ardhur nga organizatorët e aktiviteti letrar në Lode të Francës, ide kjo që menjëherë është përkrahur nga organizatorët e Mitingut dhe qeveria lokale në Gjakovë. “Ditë më parë binjakëzimi i këtyre dy qyteteve është miratuar unanimisht”, pohon Kurti.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0