Home | Literature | Vend i Mjegullës

Vend i Mjegullës

image
Prekur përsëri nga klithma e gjuetisë 

e zogut që tkurr flatrat e tij

përsipër meje, rrëzohem në mes të

fushës : ajo shpuplon

pulat e saj dhe më hedh një shpallzë...

 

 

 

 

Përkthyer nga Urim Nerguti

 

 

 

 

 

 

Në dimër e fort-dashura ime është

midis kafshëve të pyllit.

Që përpara agimit të duhet të hyj brenda,

dhelpra e di këtë dhe qesh.

Si dridhen retë ! Mbi varësen

time prej bore bie

një shtresë akulli i thyer.

 

Në dimër e fort-dashura ime është

një pemë midis pemëve dhe

fton në degnajën e saj të bukur 

sorrat e pafata. Ajo e di

që era, në muzg, ngre

fustanin e saj të mbrëmjes me funde të ngrirë

dhe më dëbon në shtëpi.

            

Në dimër e fort-dashura ime është

midis peshqve dhe hesht.

Lidhur pas ujrave që trazojnë 

nga brenda fillin e pendëve të tyre,

i palëvizshëm mbi breg, e vështroj,

derisa toka të më ngrejë,

tek zhytet, kthehet, ndryshohet.

 

Prekur përsëri nga klithma e gjuetisë 

e zogut që tkurr flatrat e tij

përsipër meje, rrëzohem në mes të

fushës : ajo shpuplon

pulat e saj dhe më hedh një shpallzë

të bardhë. E hedh rreth qafës sime

dhe shkoj nëpër pushin e hidhur.

 

E pabesë është e fort-dashura ime,

e di që nganjëherë ajo sillet

mbi takat e saj të larta drejt qytetit,

nëpër bare ajo depërton gotat

e puthjeve të gjata të thella mbi gojë,

dhe gjen fjalët për të gjithë.

Eshtë një gjuhë që nuk e kuptoj.

 

Vendin e mjegullës kam parë,

zemrën e mjegullës kam ngrënë.

 

 

(Ingeborg Bachmann)

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00