Home | Literature | Panairi i Librit “Prishtina 2013”

Panairi i Librit “Prishtina 2013”

image
Panairi i 15-të do të mbahet nga 3-9 Qershor 2013 në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Panairi i Librit “Prishtina 2013” këtë vit mbërrin në edicionin e 15. Dje në mjediset e Pallatit të Rinisë e të Sporteve u hap manifestimi më i madh kushtuar librit, që do të jetë hapur deri më 9 Qershor. Mbi 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe diaspora do të prezantojnë përveç botimeve të viteve më të hershme, edhe mbi 1300 tituj të rinj. Në këtë panair sivjet për herë të parë do të prezantohet edhe libri elektronik, një e arritur që edhe librin e fut në rrjedhat e epokës elektronike. Siç ka bërë të ditur Besian Zenelaj, nënkryetar i Shoqatës së Botuesve, që organizon këtë panair, ky manifestim për librin sivjet ka disa veçanti, sepse shënon  100-vjetorin e lindjes së Petro Markos, 100-vjetorin e lindjes së Vedat Kokonës, 100-vjetorin e lindjes së Isuf Luzajt, 90-vjetorin e lindjes së Jakov Xoxes, 90-vjetorin e lindjes së Vehap Shitës dhe 30-vjetorin e vdekjes së Musine Kokalarit. Ndërkaq, përsa i takon botuesve nga Shqipëria në këtë panairi marrin pjesë disa nga shtëpitë botuese më të njohura në vend.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00