“Përkëdheljet”
Këto ditë ka dalë në qarkullim një përmbledhje tregimesh e një prej autorëve më të shquar francezë të shekullit XIX, Guy de Maupassant (Ribotim).
“Përkëdheljet”
Autor: Guy de Maupassant
Përktheu: Dea J Klosi
Botues: Iris Print, Strugë
Faqe: 270
Çmimi: 5 euro
Këto ditë ka dalë në qarkullim një përmbledhje tregimesh e një prej autorëve më të shquar francezë të shekullit XIX, Guy de Maupassant (ribotim). Sigurisht, nga vepra e tij ka pasur edhe më përpara botime në shqip, por kjo është një përpjekje e re për të sjellë, apo hedhur një dritë mbase pak ndryshe mbi këtë vepër. Gjithsesi, nuk është asnjëherë tepër ta përkthesh këtë autor, për vetë faktin e prodhimit të tij letrar që ishte i jashtëzakonshëm: gjashtë romane, disa novela të mëdha, si “Horla” dhe mbi treqind tregime, pa harruar letërshkëmbime, apo rrëfime udhëtimi.
Në përgjithësi, tregimet e tij shquhen për një përshkrim realist me nota më tepër pesimiste. Temat e tij të parapëlqyera janë kujtimet, malli i kohës së shkuar, keqardhjet, gratë, kushti i tyre në shoqëri, flakja tej e konvencioneve shoqërore, por edhe çmenduria.
Comments (0 posted)
Post your comment