Home | Literature | Lirika erotike

Lirika erotike

image
Një lloj epshi i saj
në mua qarkullon si e dehur pamasë.

Rënkoj thellë sa mundem, 
përjashta turp nata më vret.


Hëna xheloze në mua sytë gjithë vrer,
O qiej sonte një shtizë poeti në mua ka hyrë.












Nga Bujar Plloshtani

 

 

 ***

Jam krejt fillikat vetëm, 
brenda teje të shoh si errët gjaku yt.


Në mundësh pritmë,
të të këndoj si poetët
      e të shkoj kokëlartë në stepat e largëta.


Zemra peng gjithnjë kjo e imja,
trupi yt pak jetë më jep,
  dashurinë e flakin tutje si gjethe e rrudhur vjeshte.
 

Seç më zgjon ky epsh,
kur trupi yt në mua nis të ngjajë.

 

 

 ***

Edhe pse të panjohur krejt,
e zjarrtë si yje djeg ajo.

S'kam forcën e perëndisë:
O Perëndi në mundësh ktheje mbrapshtë
                           se poetët vetëm kudo janë.

Një lloj epshi i saj
në mua qarkullon si e dehur pamasë.

Rënkoj thellë sa mundem, 
përjashta turp nata më vret.


Hëna xheloze në mua sytë gjithë vrer,
O qiej sonte një shtizë poeti në mua ka hyrë.

Më vret!

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00