Ivan Bunin dhe dy poezi
Hëna ndrin, përmbi greminë, Si të ishte disk plot zjarr. Shkëlqimi i saj se prish qetësinë, E kësaj natë ngjyrëar.
I pari rus lauruar me Çmimin Nobel për Letërsinë, më 1933.
"Himn tragjik për njeriun" kështu e ka quajtur krijimtarinë e Buninit filozofi i njohur rus Fjodor Stepun, miku i shkrimtarit në emigrim.
Ivan Bunin pajtohej krejtësisht me këtë përcaktim. Ndoshta çdo gjë që shkroi, është vetëm dashuri e pakufishme për jetën, dashuri e ashpër. Poeti i njohur rus Ivan Bunin vdiq në Paris të Francës, në krahët e së shoqes.
Vela
Vela e bukur po zbardhon,
Me yje shumëngjyresh, krejt stolisur.
Mes tyre atë e hijeshon,
Pamja e Shën Mërisë, arqindisur.
Po në zemër, çfarë ndjej?
Me duket shpirti i copëtuar.
Kërkoj atë që nuk e gjej.
Vështroj hënën i trishtuar,
Si vela ndjehem i vetmuar.
Në male
Hëna ndrin, përmbi greminë,
Si të ishte disk plot zjarr.
Shkëlqimi i saj se prish qetësinë,
E kësaj natë ngjyrëar.
Nëse shohim, mbi kokën tonë,
Hënën që endet nëpër botë.
Atje, ajo do të jetë përgjithmonë,
Po jeta jonë, ëndërr e kotë.
Comments (0 posted)
Post your comment