Pak poezi
Si llavë e nxehtë në ty përzhitur, një natë, një jetë, parajsë a ferr ta ndjej fort bregoren ngritur! N'shigjeta t'ngulme në mish përtej! Veç zgjatma dorën... eja merrmë!
Nga Rozi Merko*
Dua...
Dua...
E di çfarë dua?
-të më mbërthesh fytyrën me dy duar dhe...buzën të ma puthësh!
-frymëmarrjen ta ndjej teksa në vesh më pëshpërit fjalë të ëmbla dashurie!
Dua...
...dorën, fuqishëm të zbresë diku, dhe të zhytem pa frymë në prekje epshndjellëse!
Dua...
...të mësoj nga ty gjithçka për botën tënde, dhe fort ta lidh me timen!
Dua..
...të mësoj nga ty gjithçka për detin,
dhe notin sigurisht!
Dua...
...të mësoj nga ty gjithë mënyrat e të bërit dashuri!
Dua...
...të mësoj nga ty...gjithçka të bukur që do dhe di!
Dua...
Oh! Asgjë më sipër nuk ka vlerë,
para kësaj që tani do shkruaj!
...dua pas shumë vitesh po kështu të shkruhemi sërish,
bregut xhiron tonë të preferuar!
...gjumin, endrrën tonë të dëshiruar!
Ah!...s'më mbushin! Duken si fjalë të thëna në erë!
Kam përshtypjen se...duhet të trokas në një tjetër derë!
Përfundimisht dua...kur flokët e bardhë ti kesh,
si mik zemre gjithçkaje të shkruar t'i japësh të bukurën vlerë!
Eja
Veç zgjatma dorën, eja merrmë,
në ty mjelm'e liqenit,
e qetë, e bardhë e hijshme vij
edhe në qoftë e fundit ditë.
Guxo, më vdis, më thith përpij!
Mjafton një prekje, puthje dhe merrmë!
Dua fuqishëm t'më rrëmbesh
në ujëra të errëta, therës e blu,
pa frymë, pa jetë, në terr t'më lësh.
Veç afsh i zjarrtë t'digjem diku.
Guxo, dhe eja shtizo! Merrmë!
Si llavë e nxehtë në ty përzhitur,
një natë, një jetë, parajsë a ferr
ta ndjej fort bregoren ngritur!
N'shigjeta t'ngulme në mish përtej!
Veç zgjatma dorën... eja merrmë!
Pa titull
Isha fjetur, gjumi ëndërr e trazuar!
Krah'fluturash të përthyera!
Petale trëndafili këputur.
Isha fjetur!
Kam parë yje qiellit që bien,
dy vetëtimat thershëm shkrepëtijnë,
në mendje gurgullimën burimit,
por kurrë ortek mizor si ty!
Dhe thellë në palcë të zemrës ndjeva,
vullkan, tërmet, rrebesh, stuhi.
Epshëm, gjakosur thonjsh mbërtheva
"Zërin e shpirtit tim"!
Dridhshëm trumcak në dorën tënde
qarë a qeshur përpëlitem s'e di!
Hap krahët sa mundem besuar, lëshuar, shpenguar
në bukurinë e qiejve që më dhe ti!
Rozi Merko* është regjisore në Tv Klan
Comments (0 posted)
Post your comment