Krijimtaria e William Shekspir-it
Në tragjeditë e tij Shekspiri krijoi një galeri të pasur me karaktere e personazhe, komplekse, të gjalla, vepruese dhe bindëse për të gjitha shtresat e shoqërisë. Autori hyn thellë nën botën e tyre të brendshme duke bërë analiza psikologjike të jashtëzakonshme të veprimeve e të sjelljeve të tyre.
Tragjeditë e Shekspirit:
Në tragjeditë e tij Shekspiri krijoi një galeri të pasur me karaktere e personazhe, komplekse, të gjalla, vepruese dhe bindëse për të gjitha shtresat e shoqërisë. Autori hyn thellë nën botën e tyre të brendshme duke bërë analiza psikologjike të jashtëzakonshme të veprimeve e të sjelljeve të tyre. Të gjitha këto ai i jep me një larmi të madhe mjetesh kompozicionale dhe stilistike, me një gjuhë jashtëzakonisht të pasur, me rreth njëzet mijë fjalë, plot me proverba e shprehje popullore.
Disa nga kryevepra e tij në tragjedi janë: “Romeo dhe Zhulieta” (1595). Për herë të parë në një tekst dramatik paraqiten personazhe plotësisht të individualizuara dhe të gjalla, në zhvillim shpirtëror fizik. Kjo është një dramë me një përmbajtje të theksuar lirike. Subjekti i veprës është shumë i thjeshtë dhe në qendër të tij vendoset dashuria e dy të rinjve, të cilët iu takojnë familjeve Kapulet e Montag që janë në hasmëri me njëra tjetrën. Për shkak të këtij dashuria e tyre pengohet dhe ndalohet. Por është dashuria forca kryesore lëvizëse e intrigës dhe pasioni kryesor që i ndërlidh ndjenjat. Skenat kur dialogojnë dy të dashuruarit janë shprehje të fuqishme dashurie, me pasazhe të mrekullueshme lirike, të cilat e bëjnë Romeon e Zhulietën të thuhet se është himni më i madh kushtuar dashurisë rinore. Vdekjen e tyre në fund të tragjedisë është një kambanë e zishme kundër botës së mykur mesjetare dhe alarm për mbrojtjen e dashurisë, si forcë jetëdhënëse. Në përputhje me ndryshimet e mëdha shoqërore në kapërcyll të shekujve, rreth vitit 1600, vjen një kthesë e madhe në krijimtarinë e Shekspirit dhe ai kthehet të ashtuquajturave “drama problemeore” Tragjedia e parë e kësaj periudhe, Hamleti, është shprehje e atmosferës së re intelektuale e shpirtërore të kohës, një lloj refleksi i dëshpërimit politik dhe i frikës nga e ardhmja e shtetit në prag të vdekjes së mbretëreshës Elizabetë.
Tragjedia Makbethi: për shumëçka nuk është dramë e zakonshme : personazh kryesor është kriminel, ngjarja pothuaj e tëra ndodh natën, elementet mbinatyrore kanë një rol mjaft të madh, dhe është një tragjedi më e shkurtër e shkruar nga Shekspiri. Tema e saj është fitorja e së keqes mbi njerëzimin, e shprehur përmes veprimesh të motivuara nga ecja për pushetet dhe nga frika. Makbethi dhe gruaja e tij me vetëdije zgjedhin të keqen dhe kryejnë aktin që drejton gjithë rrjedhën e mëtejme të jetës së tyre: nga dëshira për t’u ngjitur në fron, vendosin ta vrasin mbretin e ligjshëm, Dunkanin. Krimi e izolon shpirtërisht Makbethin nga rrethi i tij. Mbetet i braktisur, i vetmuar dhe gjithnjë ndjen shkretëtirën në shpirt. Ai ka vrarë, por jo në fushën e betejës. Subkoshienca e tij tronditet në themel dhe ai s’mund të jetë ai më që ka qenë. “Makbethi vrau gjumin e pafajshëm” Kjo është fraza që dëgjon ai nga nënvetëdija dhe që e çon atë në çmenduri. Ndërsa Ledi Makbethi, mishërohet natyra e gruas egoiste, e pamëshirshme për pasuri e lavdi dhe për fronin mbretëror. Është ajo e para që e shtyn në krim të shoqin duke e bërë vegël e ambicies së vet të sëmurë. Fillimisht shfaqet tepër gjakftohtë, por deri kur? Njëlloj si i shoqi fillon të vuajë nga vegimet e krimit, që i shfaqen në formën e njollave të gjakut. Ideja e fuqishme e kësaj tragjedie është se etja për pushtet e shtyn njeriun humbjen e çdo virtyti dhe vlere morale, për të cilën një ditë ai merr shpagimin e merituar.
Comments (0 posted)
Post your comment