Home | Literature | Goethe dhe krijimtaria e tij

Goethe dhe krijimtaria e tij

image
Përfaqësuesi më i shquar i racionalizmit dhe i romantizmit në letërsinë gjermane është poeti, romancieri, dramaturgu, eseisti dhe filozofi gjerman Johan Volfgang Gëte. Me veprat e tij Gëtja është bërë një nga shkrimtarët më të dashur e më të preferuar gjerman. Emri i tij la gjurmë të pashlyeshme, jo vetëm në letërsinë gjermane, por edhe në atë evropiane.










Përfaqësuesi më i shquar i racionalizmit dhe i romantizmit në letërsinë gjermane është poeti, romancieri, dramaturgu, eseisti dhe filozofi gjerman Johan Volfgang Gëte. Me veprat e tij Gëtja është bërë një nga shkrimtarët më të dashur e më të preferuar gjerman. Emri i tij la gjurmë të pashlyeshme, jo vetëm në letërsinë gjermane, por edhe në atë evropiane. Si njeri me dije enciklopedike, si mendimtar origjinal, dijetar i shquar dhe njohës i hollë i artit u bë një nga figurat më të mëdha të kulturës gjermane, që do të rrezatojë një humanizëm të thellë deri në ditët tona. Kuptimin e jetës e gjente tek dashuria e madhe për punë e dituri, veçmas në krijimtarinë artistike. Kështu mëson edhe veprat e tij letrare, e cila mbi të gjitha ngërthen ide që frymëzojnë për respektimin e kultit të punës, te aktit krijues dhe të dashurisë. Si personalitet kompleks dhe i gjithanshëm ai mbetet përherë pikë reference në historinë e kulturës gjermane dhe asaj evropiane. Në tragjedinë “Fausti”, që është vepra e jetës së Gëtes dhe një nga kryeveprat e letërsisë botërore, pasqyrohet karakteri shumëformësh i jetës në natyrë dhe në shoqërinë njerëzore. Tërë njerëzit mishërohen në një njeri të vetëm, në personin e Faustit. 

 

Krijimtaria: Kryevepra e tij "Fausti"

Fausti: Fausti është personifikim i shpirtit të ri, bashkëkohor, i afirmimit të aspiratave dhe forcave krijuese të njeriut. Atë e mundon mendimi se i ka kaluar jeta pa gëzime, ndërkaq, përkundër gjithë atij mësimi, nuk u ka dhënë njerëzve idetë më të mira, me të cilat ato do të kishin mundur të bëjnë një jetë më të mirë materiale dhe më të përkryer shpirtërore. Asnjëherë nuk është i qetë, gjithnjë në lëvizje, në kërkim, që të prodhojë diçka, sepse, sipas tij, në themel të krijimit të botës nuk qëndron fjala, siç shkruhet në “Bibël”, por vepra. Për të vepruar njeriu duhet të jetë i motivuar. Sipas Faustit motivimi është lufta e të kundërtave, siç është për të lufta kundër Mefistofelit, simbolit të shkatërrimit. Fausti arrin në përfundimin se i dobishëm është ai njeri, i cili nuk mbështetet vetëm mbi arsyen, mbi shkencën, por edhe mbi dshurinë, mbi ndjenjën, sepse kjo e dyta e ndihmon më shumë njeriun për ta përjetuar natyrën dhe jetën. Përpjekjen për të rrokur lartësi të reja, drejt absolutes e pafundësisë, Fausti e paguan me vuajtje të pandërprera. Gjithnjë ai mbërrin aty ku synon, por kurrë nuk kënaqet me atë që mbërrin dhe vazhdon përpara. Po në këtë pafundësi ngjitjeje ka dhe një përfundim: Fausti ka arritur kuptimin e vërtetë të jetës, se jeta është ngjitje e pandërprerë për në majë. Dhe vetëm kështu njeriu mund të jetë i lumtur.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00