Poezi nga Federico Garcia Lorca
Nuk desha asgjë, asgjë nuk desha të të them. Pashë në sytë e tu dy pemëza të dehura nga flladi, e qeshura, prarimi, që tundeshin pareshtur.
Poezi nga Federico Garcia Lorca
Prelud
Plepat e lartë ikin,
por lënë vezullimet.
Plepat e lartë ikin,
por na lënë erën.
Por lënë mbi lumenj
jehonat e tyre që varen.
Nëe luzmë xixëllonjash
mbush kujtimet e mia.
Ndërkaq një zemër e vogël
më mbulon midis gishtave.
Në veshin e një vajze të re
Nuk desha asgjë,
asgjë nuk desha të të them.
Pashë në sytë e tu
dy pemëza të dehura
nga flladi, e qeshura, prarimi,
që tundeshin pareshtur.
Nuk desha asgjë,
asgjë nuk desha të të them.
Guaskë
Dikush më dha një guaskë.
Në të këndon
një det i madh sa bota
dhe uji zemrën ma mbush
me peshqit e tij vocërrakë,
të argjendtë e të murrme.
Dikush më dha një guaskë.
Comments (0 posted)
Post your comment