Home | Literature | * * *

* * *

image
Zemërimi, identiteti, politika, të drejtat, gabimet. I lakmoja. Në shoqërinë tonë, statusi i të pandihmuarit duket tërheqës. Privimi ju jep një arsye për të luftuar, një epërsi morale, një rëndësi. Ç’iu mbetet burrave në ditët tona ? I kanë të gjitha.

 

 

 

 

 

Përkthyer nga Dea J Klosi

 

 

 

...

 

Kurse unë, më duket se ishte folja « çalon » që çalonte. Nëse kishte diçka që çalonte tek Cavanaughët, atëherë ishte i gjithë universi që çalonte. Këtë, burrat e kuptonin. Kur Cavanaugh ka pasur nevojë për një kredi për të blerë shtëpinë, banka s’i ka futur shkopinj nën rrota. Shihej qartë se ai gëzonte një besim të madh tek njerëzit ; ishte dy metër zero gjashtë dhe njëqind metërshin e bënte për dhjetë sekonda. Bankieri, një burrë pra, e ka njohur Cavanaughun dhe as s’e ka pyetur mbi divorcin e vonshëm apo çfarë i duhet të paguante si pension ushqimor.

Klube ku mblidhen burrat. Grupe ku mblidhen gratë. E tërë kjo nënkupton ca turbullime të pashërueshme. Më sillte ndërmend Sokratin – i adhuruar nga çunat, por jo nga e shoqja. Dhe Karl Marxin që e kalonte kohën me Engelsin, ndërkohë që Jenny rrinte në shtëpi duke u marrë me fëmijët. Mbase burrat luanin më shumë se gratë. Një klub, krahasuar me një grup, ishte lojë. E përciptë ; pothuaj fyese. I përjashtonte gratë. Por po lodhesha kot. Një klub s’i përjashtonte gratë. As kangurët. Ai përfshinte vetëm burra. E shihja veten duke ia shpjeguar këto hollësira Sarës. « Ti e di, burrave iu pëlqen të luajnë. » Jo aq bindëse. Kishte opinione kokëforta dhe karakter të keq. Kur Cavanaugh e ka lënë basketbollin, ishte një vendim i tij, por me vete thosha se ishte ajo përgjegjësja. E donte në shtëpi. Mbreti është bërë dekan.

Që nga një dhomë tjetër, Krameri thirri : « A ka ndonjë Terry mes nesh ? E kërkon e shoqja në telefon. Në lot. » Duke ulëritur me sa fuqi kishte si për t’u siguruar që gruaja në cepin tjetër të fillit do ta dëgjonte, Krameri përsëriti : « A ka ndonjë Terry mes nesh ? »...

– Propozoj që secili të tregojë historinë e jetës së vet. »

...

 

 

 

(Leonard Michaels)

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00