Home | Literature | * * *

* * *

image
I vetmuari Çehovian i dashuruar

Mend shumë mos më shisni

Se rosak dikur kam qenë dhe unë...

 

 

 

 

Nga Vladimir Marku

 

 

 

 

Drilon 2003

 

 

Natyra duhet të ketë qënë e dashuruar

 

Kur stisi këtë mrekulli

 

Të quajtur, Drilon

 

Mani i egër përkulur mbi mua

 

Krah hapur me mirësinë jeshile të tij

 

Nga vjen një aromë virgjërie

 

Ndonëse e moçme, se sa nuk e di

 

Pëllëmbët e gjetheve ka futur në ujë

 

Që mua të më bëjë freski

 

Imazhi në ujë

 

Sytë m’i lbyr

 

Dhe ndihem pa peshë në nivelin e ndërmjetëm

 

Parajsa jeshile e manit të egër mbi mua

 

Ëndrra e imazhit të saj poshtë nën ujë

 

I bie të jem perla në guackë

 

Ironia më shpëton me zë

 

Ju rosa ç’keni që më shikoni?

 

Jam unë i vetmi

 

I vetmuari Çehovian i dashuruar

 

Mend shumë mos më shisni

 

Se rosak dikur kam qenë dhe unë

 

Dhe kujdes nga varkëtari

 

Që rremave u jep

 

Valëza duke shkaktuar

 

Që të ndrojtura largohen si mrekulli

 

Çfarë rrëmon atje në fund

 

Fatin tënd në formën e një krimbi?

 

Më bën të mendoj se fati i mirë

 

Fati i keq i dikujt tjetër është

 

Po mbetem supengritur para fatit tim

 

Nga një anë Sfakenaqis

 

Trebicka nga ana tjetër

 

Një urë druri në mes

 

Nga njerëzit e lumtur hidhen

 

Andej e këndej

 

Një patë vjen e përshëndetet me rosat

 

Duke i përzënë pa ceremoni

 

Nga territori tashmë i vet

 

Parajsa paska hierarki

 

Një rosë e bardhë më afrohet

 

Më kundron kureshtare me syrin e kuq

 

Ndërsa unë pi mendueshëm Red Bull

 

Oh, Zot, pranë të shoh ty!

 

Je ti? Fërkoj sytë

 

Je ti që më shikon dhimbshëm

 

Me një hije lumturie poshtë syve

 

Nuk flet, nuk të lenë të flasësh

 

S’ka gjë, mos fol, rri aty

 

Shiko si pi Red Bull

 

Me këpurdha e fileto viçi

 

Me fantazma e imazhe

 

Ashtu si ti që më tretesh në efir

 

Dhe nuk arrij të jem i lumtur

 

Atëhere rosave u hedh bukë

 

Që për qënie të tjera jeta t’ia vlejë

 

“Shkrimtar je?” më pyet kamarieri

 

I ndrojtur me mirësjellje

 

“Njëfarësoj” i them unë me buzëqeshje

 

Gjirise, gjirise – kthehu, kthehu

 

Thotë kënga

 

Mani i egër pi ujin e ftohtë të Prespës

 

Pata me sqep në pupla po e tremb

 

Varkat e zbrazura dremisin në breg

 

Njerëz vijnë e ikin duke eksploruar brigjet

 

Ndoshta, mendojnë se jam i çmendur

 

Dua të interpretoj numrin e dhomës

 

101

 

Si “JO” me pikëçuditëse

 

Enigma e parajsës

 

Zëra fëmijësh

 

Muzikë në të dy anët e brigjeve.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00