Latest News
Lokali Francez
Duke rravguar në asgjëkundin e mjegullt Djepuar në krahët misteriozë Të zotit të ëndrrave Morfeut.
Vladimir Marku
Padurimi i zënë me duart
Ankthi tund lëngun e portokallit
Madhështia e dritës së llampës mbi të
Plluskon si drita UFO-je
Ku gota dhe lëngu
Sundojnë
Përballë asnjë lëkundje ajri
Hapësirë e disponueshme
Kohë e aksesueshme
Pritja që pret
Lëngun të transferohet
Në hapësirë të re
Gjithçka fshehur brenda meje
Rëndë si gur
As më shumë e as më pak se heshtje
Çimentuar në mur.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment