Latest News
* * *
Pa shih, Afërditë, një mëllenjë u ndal mbi degëzën e zhveshur të ullirit, frut i zi, dhe u rrëzuan bulëzat perde që më ndau për...
Nga Janis Ifandis
Asnjë çmim
Asnjë çmim s’më dhanë skifterët e klikave. Në dreq.
Ua shpërndanë shokëve, kurse mua
«duhet t’i kushtojmë vëmendje edhe Ifandisit» e shkërdhatëri të tilla.
Por një çmim unë e doja xhan i vëllait.
E doja që të shkoja tek mamaja e t’i kapardisesha.
Ankim hyjneshës së dashurisë
Pa shih, Afërditë, një mëllenjë
u ndal mbi degëzën e zhveshur të ullirit, frut i zi,
dhe u rrëzuan bulëzat perde që më ndau për
pak nga unë.
Sepse jam kudo, jam kudo.
Vetëm në zemrën e saj nuk jam më, Afërditë.
Përkthyer nga Romeo Çollaku
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment