Home | Literature | Ti do te heshtesh!

Ti do te heshtesh!

image © Picasso
Do të heshtësh. Do të çohesh. Do të ikësh që andej,
krahthyer drejt gojës së argatërisë do t'ikësh
duke t'u zvogluar trupi, shpatullat në largësi.

 

 

Mimoza Ahmeti

 

Ti do të heshtesh gjatë atë ditë,
ndoshta për fare atë natë,
kur të mos jetë
mbi sferen e humbur të tokës,
figura ime krenare
me sytë e fuqishëm si shpezë
që veç lirisë i përkasin,
që ti, ti i deshe aq shumë.
Ti do të heshtësh djalë,
ti do të heshtësh, burrë,
ti do të heshtësh, shpirt,
kur të mos jem më unë.
Dhe mjekra jote pështetur mbi klavikul,
do të heshtë.
Oh, nuk do të jetë më ajo heshtje, një nga ato që vibrojnë afrimin.
Ajo heshtje e madhe,
ajo heshtje e mungesës,
ajo heshtje e kthimit tënd,
në një, në një, në një.
Ti që gjithmonë me mua ishe dy,
dhe prapë njësuar,
po kurrë bir vetmie.
Do të heshtësh,
ti që aq pak flisje dhe heshtjet i krisje
ti që i kishe fjalët si guaska të rralla,
që m'u desh aq rrugë të eci për t'i gjetur,
do të heshtësh ti, që aq shumë të desha,
Do të kthehesh në një burrë si mijëra
(kurrë nuk mbaron argatëria së ngrëni burra.)
Do të heshtësh. Do të çohesh. Do të ikësh që andej,
krahthyer drejt gojës së argatërisë do t'ikësh
duke t'u zvogluar trupi, shpatullat në largësi.
(Pika me rafte sa fort t'i desha shpatullat!)
Do të ikesh argati im, do të zhdukesh,
dhe këtu historia jonë do të mbarojë
historia jonë e padëgjuar
që e përgjonin yjet e pikuar
e që kapnim me dorë nën çati.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00