Home | Literature | * * *

* * *

image
Si pemë

Hukatun prej gjuhëve t'ftohta t'mjegullnajës,

jam un'

n'tokat e përmytuna

t'dashnisë tane t'teprume!!!

 

 

 

Nga Dritan Mesuli

 

 

 

 

Kaq papritun

N'mu

Asht zgju nji flak' e fjetun.

S'asht guri

Që psher'tin

Lag' prej lotit t'pengut,

Po drita që knon

Hymnin e lartsum t' malit!

Po m'thrret burimi!!!

VERBËR

Mbytem në ngushtësinë

E fjalës!!!

Si hero

Burgosur

Në një legjendë të harruar me dashje!!!

…kohët e fundit…

Si pemë

Hukatun prej gjuhëve t'ftohta t'mjegullnajës,

jam un'

n'tokat e përmytuna

t'dashnisë tane t'teprume!!!

Tjetër gja asht' me dasht',

Me mujte - asht' krejt tjetër!!!

Ti s'po don me e kapërcy

Cakun e errsinës!!!

N'kudhër t'dyshimit

Fytyra jote

I ngjet dilemës t'turbullt!!! 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00