Latest News
Një natë dimri
Një natë dimri si kjo, ti veç do kujtohesh e s’do jesh më.
Nga Bujar Plloshtani
Ajër i plogësht,
rëndon mbi këtë natë dimri.
Qielli mërdhihet,
nga ky janar i ftohtë.
Hapësirë e shtrirë, tepër e ftohtë,
brenda një nate dimri si kjo.
S’mbahet mend!
Natë dimri,
rrugët ngrica kanë zënë.
Nuk takohemi më, ose rrallë,
ti e dashur me ata sy të mëdhenj,
pse nuk vjen sonte
nga i ftohti të mos ngrijmë?
Eja, nxito,
po afron i ftohti polar.
Një natë dimri si kjo,
ti veç do kujtohesh e s’do jesh më.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment