Home | Literature | * * *

* * *

image
Jam i trishtuar. Trëndafilat e tu

 Më mbetën në duar si plagë...

 

 

 

 

 

Frederik Rreshpja

 

 

 

 

 

Perëndim 

 

 Jam i trishtuar. Trëndafilat e tu

 Më mbetën në duar si plagë

 Dhe perëndimi rënd pas mollëve me pishtar në dorë.

 

 T'i vër flakën kësaj nate.

 

 Ndoshta do të kthehesh një ditë

 Por pas mollëve dhe viteve

 Atëbotë perëndimi do të ketë djegur çdo gjë.

 Ah! Në këtë botë të madhe, vetëm unë e ti

 Nuk do të jemi të lumtur më....

 

 

Vera që shkoi

 

 

 Vera që shkoi i pikëlloi qiejt

 

 Si pikëllohem unë për ty.

 

 Mbi plazhet e shkreta, tërë dhembje

 

 Ulurijnë rrufetë me kuje.

 

 Diku anës qyteteve me mjegull

 

 U shfaqën karvanet e tetorit,

 

 Folklori i harruar i qeraxhinjve

 

 Dhe mushkat ngarkuar me shi.

 

 

Testament

 

 

 Që fëmijë e kam kuptuar se kisha lindur 

 i mallkuar me art.

 Gjërat i shihja ndryshe:

 Nëpër shirat e vdekur peshqit fluturonin drejt 

 Çerdheve, te yjet. Në vend të borës binin zogj

 në çdo dru.

 Era si ketër brente degët.

 Qante mbi mua nëna, shënmëria ime. Ave nëna ime!

 Mos e pastë njeri këtë fat!

 Kam dashuruar një Afërditë në Olimpin 

 e trëndafilave.

 Pastaj erdhe ti tërë ikje.

 Më vonë vije vetëm nëpër ëndrra, si perënditë ilire.

 Kështu iku edhe rinia, filigrami i djalërisë,

 i mallkuar me art.

 Mos e pastë njeri këtë fat!

 Tani që po vdes ëndërroj vetëm një kryq te koka

 dhe të harrohem se nuk dua që edhe pas vdekjes

 të më ndjekë mallkimi i artit.

 Mos e pastë njeri këtë fat!

 Po kur të vdes portreti im ka për t‘u shfaqur nëpër gjethe,

 se unë kam patur miqësi me çdo dru.

 Në stinën kur bien gjethet

 do të bien edhe sytë e mi.

 Tani e tutje shirat do jenë lotët e mi.

 Mos e pastë njeri këtë fat!

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00