Trokitjet...
« ...Është një cep magjepsës i Arkipelagut grek : ujëra blu ledhatues, ishuj, shkëmbinj, brigje të lulëzuar, një panoramë magjike në largësi, një perëndim dielli trullosës ; s’kam fjalë për ta përshkruar...»
« ...Është një cep magjepsës i Arkipelagut grek : ujëra blu ledhatues, ishuj, shkëmbinj, brigje të lulëzuar, një panoramë magjike në largësi, një perëndim dielli trullosës ; s’kam fjalë për ta përshkruar.
Këtu është djepi i qytetërimit europian ; këtu janë zhvilluar skenat e para të mitologjisë, këtu është parajsa tokësore, këtu kanë jetuar njerëzit fisnikë : zgjoheshin dhe flinin të lumtur e të pafajshëm, gëmushat mbusheshin me këngët e tyre të gëzuara, energjitë e virgjëra digjeshin në dashuri dhe gëzime të çiltëra… Dielli lante me rrezet e tij ishujt dhe detin, i lumtur që rrëzëllinte mbi fëmijët e vet të bukur. Ëndërr magjike ! Iluzion i bukur !... »
TROKITJET ... - Novela
Autorë: Andrejev, Arcibashev, Babel,
Dostojevski, Turgeniev.
Përktheu: Dea J Klosi
Botues: Iris, Strugë
Faqe: 142
Çmimi: 5 euro
Comments (0 posted)
Post your comment